Rtv Pendimi
Samet Tours
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Tiranë, konferencë për sfidat në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar

Muslim Shop

Në Tiranë është organizuar konferenca për perspektivat rajonale dhe sfidat në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ku janë trajtuar disa çështje, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktiviteti i organizuar nën kujdesin e Fondacionit SETA për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Turqisë në Tiranë, ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, studiues, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, për të diskutuar rreth sfidave në luftën kundër terrorizmit.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, në aktivitet tha se sistemi ndërkombëtar sot, krahasuar me periudhën e Luftës së Ftohtë, ka disa sfida shumë më të mëdha dhe sipas tij këto sfida janë të paparashikueshme dhe arsyet që i shkaktojnë këto sfida.

“Terrorizmi është kthyer në një mjet në lidhje me kontaktimin e politikave me jashtë të shteteve duke e përdorur si disavantazh në lidhje me vendet e tjera armike për t’i destabilizuar sistemet në këto vende. Organizatat terroriste fatkeqësisht janë mbështetur nga qeveritë, duke i kthyer në një formë politike të jashtme. Prandaj sot po diskutojmë në lidhje me organizatat ndërkombëtare terroriste si PKK, PYD, FETO dhe DEASH. Në lidhje me FETO-n duhet të nënvizoj faktin se janë organizuar në Azi, Federatën Ruse, rajonin e Paqësorit dhe Afrikë”, tha ambasadori turk.

Duke folur për ndjekësit e organizatës terroriste FETO, ambasadori Yörük, theksoi se në Turqi FETO urdhëroi ndjekësit të infiltrohen në organizatat qeveritare, dhe ata u infiltruan në sistemin ligjor, në forcat policore, forcat e armatosura duke tentuar të hiqnin qafe sistemin kushtetues dhe të dobësonin shtetin. Ai tha se më këtë infiltrim mendonin se do të merrnin nën kontroll të gjithë sistemin e pushtetit politik.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë tha se një tjetër sfidë mund të jetë emigrimi ilegal, i cili në vitet e fundit është përjetuar në raste të mëdha, sepse sipas tij ka konflikte në rritje dhe vazhdimësi.

Hasan Basri Yalçın, drejtor i Studimeve Strategjike në Fondacionin SETA, tha se Turqia ka qenë partner i Perëndimit, por pas luftës në Siri, sipas tij, Turqia u pa si një nga objektivat e qartë të situatës së sapokrijuar në Siri.

Ai theksoi se sot në Siri ka qindra grupe terroriste. “Siria u bë një nga shkaqet kryesore të emigrimit drejt Turqisë. Turqia mbështeste demokracinë në Siri, por shumica e partnerëve ndaluan me mbështetjet e tyre. Nga 2012-2016 Turqia u bë viktimë e sulmeve terroriste, kryesisht në vendet turistike. Është i vetmi vend që luftoi direkt me DEASH-in”, tha Yalçın.

Studiuesi Enes Bayraklı, gjatë fjalës në aktivitet, duke iu referuar edhe organizatës terroriste FETO tha se terrorizmi nuk kërkon vetëm përdorimin e armëve, por edhe infiltrimin në shtet dhe ta pushtojnë nga brenda një shtet.

Ndërsa studiuesi Hüseyin Alptekin në një deklaratë për AA tha se Turqia ka arritur sukses në vitet e fundit në luftën kundër terrorit. Ai tregoi se gjatë konferencës ka shqyrtuar tre organizata terroriste, edhe atë DEASH, PKK dhe organizatën terroriste FETO.

“Folëm rreth aktiviteteve të organizatës terroriste FETO, qoftë në Turqi qoftë jashtë vendit, si dhe luftën kundër saj. Ishte tejet e rëndësishme që këtë e folëm këtu. Sepse organizata terroriste FETO është një organizatë e cila mundohet të jetë efektive në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Këtë ndonjëherë e bëjnë duke u fshehur pas shkollave, ndonjëherë pas medias, spitaleve, ndërmarrjeve. Mendoj se konferenca ishte pozitive në aspektin për të treguar fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO”, u shpreh ai.

Gjatë aktivitetit pati edhe pyetje-përgjigje nga të pranishmit në lidhje me sfidat në luftën kundër terrorizmit.

Të ngjajshme

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Kushtrim Guraj

“Investimet në spitale janë për një mjekësi moderne në Kosovë”

Kushtrim Guraj

Rtv Pendimi ju uronë festën e Kurban Bajramit

Kushtrim Guraj

Indonezi, gruaja kurseu duke mbledhur mbeturina 26 vite për të udhëtuar në Haxh

Qëndrim Ibrahimi

Spanjë, shpëtohen 59 migrantë në Mesdhe

Kushtrim Guraj

Turqi, gjenden mbishkrime të lashta 883 vjet

Kushtrim Guraj

Studentët dhe nxënësit nga Shqipëria do të vizitojnë Turqinë

Kushtrim Guraj

Me karrocë drejt Haxhit: Rrëfimi i 34-vjeçarit nga Vushtrria, ëndrra e të cilit tanimë është realitet

Kushtrim Guraj

Edhe një doktore shkence i shtohet Kosovës

Hevzi Hasani