TREGU I JETËS

Një ditë prej ditëve hyra në tregun e jetës dhe vërejta gjëra të çuditshme.
Pashë zemra që shiten dhe mendje që blihen.
Gjeta ndjenja të hedhura për tokën e kohës që shkelet mbi të dhe nënçmohen.
Dhe e gjeta besnikërinë nëpër dyqane, e braktisur, askush nuk kalonte përreth saj.
Dhe po ashtu, nëpër dyqane e gjeta edhe gënjeshtrën, kurse njerëzit me të madhe bashkëpunonin me ato dyqane.
Dhe e gjeta sinqeritetin, si mall i markës dhe stilit të vjetër.
Për çudi ky është realiteti i tregut të jetës.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU