Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Vip Well
Samet Tours
Mirësjellja - Edukata fetare

TRI POROSITË MADHËSHTORE

Muslim Shop

Shejhu Dr. Salih el Megamesi, Allahu e ruajttë, thotë: “Ju porosis me tri porosi:

  1. Nëse nëna jote ende është gjallë, përkujdesu për të fort dhe fut gëzim në zemrën e saj. Pasha Allahun, prej veprave më madhështore që të afron kah Allahu dhe një ndër shkaqet më kryesore të arritjes së suksesit, është futja e gëzimit në zemrën e prindërve, e në veçanti në zemrën e nënës. Nëse me atë e synon fytyrën e Allahut dhe jo për diçka tjetër, por atë e bën vetëm se për hir të porosisë së Tij, atëherë futja e gëzimit në zemrën e nënës do të jetë një ndër shkaqet më kryesore të suksesit tënd.

  2. Mos e lejo të kalojë ditë dhe ti të mos ia lëshosh sytë Mus’hafit, edhe nëse e lexon vetëm se një pjesë të ajetit, ngase ajo pjesë lë gjurmë në jetën e zemrës.

  3. Nëse do që të shtohet turpi nga Allahu, mos e lejo veten ta arrish një mëngjes, e ti të mos jesh ngritur natën për Allah, edhe nëse vetëm se me tri rekate. Drejtoju kah Kibleja dhe fali tri rekate, me vetëdëshirë mos të të detyrojë askush, Allahu do t’i bëjë thesar tëndin në dynja, në varr dhe në ahiret. Allahu i Madhëruar thotë: ‘Në një pjesë të natës bëji sexhde Atij dhe, natën falju gjatë Atij’. (El-Insan: 26)”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

KUPTIMI I DREJTË I KËRKIMIT TË FALJES

Kushtrim Guraj

KJO VLEN PËR TY

Kushtrim Guraj

JI GJITHMONË ME ALLAHUN

Kushtrim Guraj

EDUKOJE SHPIRTIN ME KËTO URTËSI

Kushtrim Guraj

A KE DËGJUAR PËR KËTO PESË GJËRA?

Kushtrim Guraj

MOS I MBYLL DYERT E ZEMRËS SATE

Kushtrim Guraj

TI JE NË BEGATI DHE PO HARRON

Kushtrim Guraj

KUJDES SE ÇFARË PO NDODH PËRRETH TEJE

Kushtrim Guraj

ME TË HOLLA NUK BLIHET ÇDO GJË

Kushtrim Guraj