Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Lajme

Turqia, 2.000 pako ushqimore dhe iftar për 500 persona në Aden të Jemenit

Muslim Shop

Kreu i delegacionit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kizilay) në Jemen, Mustafa Aydin, bëri me dije se në kuadër të fushatës së ndihmave humanitare në Aden, kryeqytet i përkohshëm i vendit, kanë shpërndarë 2 mijë pako ushqimore për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe për të plagosurit në luftime.

“Po ashtu Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shtruar iftar për 500 persona, të cilat kanë emigruar nga qyteti Al-Hudaydah dhe janë strehuar në Kampin e Refugjatëve ‘Ammar bin Yasir’ të Adenit”, shtoi Aydin.

I përfshirë prej një kohe të gjatë nga një paqëndrueshmëri politike e theksuar, Jemeni është skenë e përleshjeve të armatosura ndërmjet huthitëve dhe forcave besnike të qeverisë.

Huthitët mbajnë nën kontrollin e tyre kryeqytetin Sana dhe disa zona të tjera të vendit që nga muaji shtator i vitit 2014, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë jemenase kundër huthitëve që nga marsi i vitit 2015.

Ky vend është skenë e një drame humanitare të madhe si pasojë e urisë, kolerës, luftimeve dhe sulmeve ajrore, ndërsa koston e saj po paguajnë civilët.

Të ngjajshme

Turqia dënon vendimin e BE-së për të suspenduar bisedimet e nivelit të lartë

Kushtrim Guraj

Epidemia e gripit të derrave në Mianmar, 54 të vdekur

Kushtrim Guraj

SHBA, fillojnë bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm

Kushtrim Guraj

Nepal, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 67

Kushtrim Guraj

“Jam krenar që humba krahun duke mbrojtur Turqinë”

Kushtrim Guraj

Turqi, mbërrin avioni i 7-të me pajisjet e sistemit S-400

Kushtrim Guraj

Etiopia synon të thyej rekord duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë

Kushtrim Guraj

Somali, rritet në 26 numri i të vdekurve nga sulmi në hotel

Kushtrim Guraj

Haradinaj hap fushatën e korrje-shirjeve

Kushtrim Guraj