Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Vip Well
Lajme

Turqia hap kurs për mësimin e Kur’anit në Maqedoninë e Veriut

Muslim Shop

Në Fshatin Kallkovë të Vallandovës është hapur hapësira për kursin e mësimit të Kur’anit, e ndërtuar nga dega e Stambollit të Fondacionit Turk Diyanet, si dhe është hedhur gurthemeli për ndërtimin e xhamisë në këtë fshat, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapësira për kursin e mësimit të Kur’anit është një ndërtesë dykatëshe pranë xhamisë, ndërsa ndërtimi i xhamisë, ku u hodh gurthemeli, pritet të përfundoj brenda 5 apo 6 muajve. Xhamia po ashtu do të posedoj një kube, një fontanë dhe një dhomë për të marrë abdes.

Ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, e cila ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes së kursit për Kur’an dhe gurthemelimit të xhamisë, tha se turqit që jetojnë jashtë Turqisë si kurrë më parë ndjehen krenarë për atë që, siç tha ajo, “jetojnë në një periudhë kur Turqia gjithmonë shtron dorën e saj për ndihmë”.

“Nëse ne luftojmë së bashku, do të rritemi, do të zhvillohemi dhe të fortë do të qëndrojmë në këmbët tona. E gjithë bota e respekton Turqinë. Turqia është bërë shumë e fuqishme, ajo është zhvilluar shumë në krahasim me të kaluarën. Atë mund ta dëgjojmë nga diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit qeveritar që na vizitojnë”, deklaroi ambasadorja Kara.

Ambasadorja Kara foli edhe për organizatën terroriste FETO. Ajo theksoi se institucionet e lidhura me këtë organizatë terroriste që veprojnë në Maqedoni përdorin emrat e personave të njohur turk.

“Duhet të bëhet përpjekje që nata e tradhtisë që ndodhi në Turqi (grusht shteti i dështuar i 15 korrikut 2016) të mos ndodh edhe në Maqedoni. Atë përpjekje do ta bëjmë të gjithë së bashku. Dinë të përdorin emrat e personave tonë të famshëm, emrat e poetëve tanë kombëtar. Nga ky moment, qëllimi ynë i parë do të jetë që ato emra t’i shpëtojmë nga organizata terroriste”, tha ambasadorja turke.

Myftiu komunal i Stambollit, Hasan Kamil Yilmaz, i cili po ashtu ishte i pranishëm në ceremoni, theksoi se me rëndësi të madhe është ajo që besimtarët t’i kryejnë lutjet në tempujt e tyre.

“Xhamitë, mesxhidi, janë me rëndësi të madhe në jetën tonë fetare dhe në kulturën tonë, sepse xhamia do të thotë unifikim. Është vend që bashkon zemrat tona në një atmosferë dashurie dhe paqeje”, tha Yilmaz.

Ndërkaq, këshilltari për çështjet fetare në Ambasadën turke në Shkup, Murat Alkan, tha se kursi për mësimin e Kur’anit “në këtë fshat simpatik ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë” është hapur që fëmijët dhe njerëzit të mund të mësojnë rreth fesë së tyre në vende më të rehatshme dhe më të bukura.

Ai bëri të ditur se në ndërtimin e hapësirës për kursin e Kur’anit mbështetje të madhe dha një person humanitar nga Turqia, si dhe shtoi se, “Këshilltari fetar pranë Degës së Stambollit të Fondacionit Turk Diyanet dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut kanë punuar së bashku. Sot ata përfunduan sallën për kursin e Kur’anit dhe hapën solemnisht atë”.

Në ceremoninë e hapjes së kursit të Kur’anit dhe në atë të hedhjes së gurthemelit të xhamisë morën pjesë edhe drejtori i bankës turke Halkbank në Maqedoni, Bilal Sucubaşı, drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Shkup, Serhat Kula, drejtori i Fondacionit Turk Maarif, Mustafa Dillioğlu, kreu i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedonisë (MATÜSITEB), Husrev Emin, kreu i Partisë Demokratike Turke (TDP) në Maqedoni, Beycan Ilyas, deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Jusuf Hasani, kreu i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov dhe përfaqësues të institucioneve turke në vend.

Kostadinov në fjalën e tij theksoi se është i lumtur që në Kallkovë të gjithë mund të jetojnë në solidaritet dhe apeloi për vazhdimin e bashkëpunimit.

Të ngjajshme

Haradinaj: Ndërhyrja e NATO-s, e prirë nga Amerika, ktheu shpresën tek populli ynë

Kushtrim Guraj

Putin zgjat sanksionet ruse kundër BE-së

Kushtrim Guraj

Gjykata refuzon kërkesën e 11 të akuzuarve në rastin “veteranët”

Kushtrim Guraj

BeH, 13 vite burg për ish-ushtarin serb për krime kundër njerëzimit

Kushtrim Guraj

Djali i Mohamed Morsit falënderon Erdoğanin për mbështetjen

Kushtrim Guraj

Sarajevë, protestë për shkak të vdekjes së Mohamed Morsit

Kushtrim Guraj

Komuniteti egjiptian në Kosovë përpiqet të ruajë identitetin

Kushtrim Guraj

Në New York program përkujtimor për Morsin

Kushtrim Guraj

“Emri kryesor në vrasjen e Khashoggit nuk po gjykohet”

Kushtrim Guraj