Rtv Pendimi
Good life Restaurant
Samet Tours
auto lider
Vdekja & xhenazet

VARRI TË THËRRET

Muslim Shop

O biri i Ademit! Ecë me shoqëri mbi tokë, ndërsa do të hysh në barkun tim i vetem.

O biri i Ademit! Gëzohesh dhe bënë shaka mbi shpinën time, por do të qash në barkun tim.

O biri i Ademit! Po han kamatën, të ndaluarën, pasurinë e jetimit mbi shpinen time, por do të hanë krimbat në barkun tim.

O biri i Ademit! Po shikon në të ndaluarën me sytë e tu, do të shohësh se çka të pret në barkun tim.

O biri i Ademit! Dëgjon muzikën me veshët e tu, por do të përjetosh tmerrin në vendbanimi tënd. Çka ke përgatitu për këtë ditë?
Allahu thotë:” Çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”.

Çdo fillim ka mbarim, çdo forcë ka dobësinë, dhe çdo jetë ka vdekjen.

Allahu thote: ”Ti, me siguri do të vdesësh, edhe ata kanë për të vdekur”. Zumer:30

”Kudo që të jeni, vdekja do tu arrijë, qoftë edhe në kulla të larta e të fortifikuara”. Nisa:78 

Çdo gjallesë do të shijoje vdekjen , pastaj do të ktheheni tek Unë”. Ankebut:57

Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Përkujtojeni shpesh shkatërruesin e kënaqesive, vdekjen”.

Nga gjerësia e vendbanimit tënd, do të hysh në varrin e ngushtë.

Vëllezër dhe motra. Varri është shtëpia e vetmisë, shtëpi e huaj, shtëpi e krimbave , ky është varri të cilin e kemi harruar, ky është varri që i ka bërë të qajnë shumë njerëz të mirë e dijetarë. 

Kërkojmë mbrojtjen e Allahut nga terri dhe vetmia e varrit, nga shtrëngimi i varrit dhe ngushtia e tij.

SubhanAllah! Biri i Ademit ashtu sikurse ka ardhur në këtë botë i vetëm, del nga kjo botë i vetëm, pa pasuri, familje dhe fëmijë. Nga llojllojshmëria e rrobëve del nga kjo botë vetëm me punë dhe qefin.

Në errësirën e varrit nuk ka as nënë, as baba, as vëlla apo shok që të shoqëron.

Vëlla dhe ti motër e nderuar: mendo për një çast se ti je ai që lëshohesh në varr, çka do të ndryshosh nga ky moment??

Çka të dëshirosh, atëhere vepro para se të sjellin në atë gropë, derisa ende e ke shpirtin në trupin tënd, ende ke mundësi të pendohesh dhe të përmireësohesh. Dera e pendimit është e hapur, mëshira e Allahut shkon e vjen, sot arsyetimi është i pranueshëm dhe mëkati është i falur, jepi fund robërimit nga mëkatet para se një ditë të pendohesh e që do të jetë vonë dhe para se të ndahesh nga kjo botë.

Ky është fundi i njeriut, dhe ky është vendbanimi i tij i vërtetë i cili është vendbanimi i parë i botës tjetër.

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) kur qëndronte mbi varr qante derisa i lagej mjekrra. I thanë atij: përmendet xheneti dhe zjarri e nuk po qanë, ndërsa po qanë nga kjo?
Tha: varri është vendbanimi i parë i botës tjetër…”.

Muhamedi alejhi selam kerkonte mbrojtjen e Allahut nga denimi I varrit.

O Allah! Bëji varret tona kopsht prej kopshteve të Xhenetit e jo gropë prej gropave të Xhehnemit. Amin.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

 

 

 

Të ngjajshme

ÇKA I BËN DHE ÇKA NUK I BËN DOBI TË VDEKURIT (1)

Kushtrim Guraj

TRI GJËRAT QË E PËRCJELLIN TË VDEKURIN!

Kushtrim Guraj

ÇKA I BËN DHE ÇKA NUK I BËN DOBI TË VDEKURIT (2)

Kushtrim Guraj

KINI FRIKËN DITËN KUR KTHEHENI TEK ALLAHU

Kushtrim Guraj

NJË DITË DO TË JESH I Ç’KYÇUR – OFFLINE

Kushtrim Guraj