Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Samet Tours
Shëndetësi

Zvogëlojeni dhimbjen e shpinës duke marrë vitaminë D

Muslim Shop

imbja e shpinës është problem shëndetësor i shumë njerëzve anë e mbanë botës. Lloji më i njohur është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, njohur ndryshe si ‘lumbago’.

Megjithëse dhimbja në shpinë zakonisht nuk është shenjë e ndonjë problemi serioz shëndetësor, disa njerëz e përjetojnë shpeshherë gjatë jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

Te disa tjerë, dhimbja mund të zhduket vetvetiu pas disa ditëve, javëve apo muajve.

Disa njerëz fillojnë të kenë problem me dhimbje të shpinës si rezultat i ndonjë lëndimi apo ndrydhje, por te disa, dhimbja mund të shfaqet pa ndonjë arsyet ë caktuar.

Megjithatë, siç tregojnë ekspertët, shkaktar i dhimbjes së shpinës mund të jetë edhe mungesa e vitaminës D.

Vitamina D ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup – nutrientë të cilët nevojiten për t’i mbajtur të shëndetshëm eshtrat, dhëmbët dhe muskujt.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shpijë në probleme të ndryshme me eshtra, por edhe ta shkaktojë dhimbjen në pjesën e poshtme të shpinës.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, shumicës së njerëzve u duhen 10 mikrogramë vitaminë D në ditë për të pasur nivele të shëndetshme.

Pasi që rrezet e diellit janë burimi kryesor i vitaminës D, zakonisht është e mundur ta merrni këtë sasi të rekomanduar duke shpenzuar kohë jashtë gjatë stinës së verës dhe pranverës.

Sidoqoftë, gjatë vjeshtës dhe dimrit, nuk ka mjaftueshëm rreze të diellit që lëkura t’i absorbojë nivelet adekuate të vitaminës D, por mund ta merrni këtë vitaminë si suplement.

Përndryshe, vitamina D gjendet edhe në disa ushqime, duke përfshirë në peshk, mish të kuq, të verdhë të vezës, etj. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Vapa, e rrezikshme për fëmijët!

Kushtrim Guraj

Sa ujë duhet të pini në bazë të peshës?

Hevzi Hasani

Si ndikon dielli në shëndetin tuaj?

Hevzi Hasani

Përse nuk është e shëndetshme pirja e ujit në këmbë?

Kushtrim Guraj

A mundë të ju ndihmoj meditimin, në orar të punës?

Kushtrim Guraj

Boronicat reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Kushtrim Guraj

Duhani, dy herë i dëmshëm

Kushtrim Guraj

Fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Kushtrim Guraj

Ushqimet që preferohen gjatë ditëve të nxehta

Hevzi Hasani