Rtv Pendimi

​Prezantohet taksi fluturues kinez pa pilot

​Prezantohet taksi fluturues kinez pa pilot

Prodhuesi kinez EHang sot në Vjenë për herë të parë i paraqiti publikut një dron-taksi, një fluturake pa pilot që do të mbajë dy pasagjerë në lartësi të ulëta në distancë deri në 35 kilometra.

“Teknologjia tani është e gatshme për prodhimin industrial, por qeveria është ende duke pritur për këtë avion”, tha drejtori i marketingut i kompanisë kineze Derik Siong.

“Sfida jonë kryesore nuk është më teknologjia, por rregulloret dhe nëse publiku është i gatshëm të përdorë pajisje të tilla”, tha ai në një prezantim për mediat në kryeqytetin austriak, raporton AP.

Gazetarët dhe fotografët u ftuan për një fluturim të shkurtër testues – një ngjitje vertikale prej dhjetë metrash, pasuar nga aterrimi në stadiumin e futbollit. /kp/Telegrafi/

TË NGJAJSHME