Rtv Pendimi

~ 10 (dhjetë) ditët e Dhul- Hixhës – Ditët më madhështore të vitit ~

~ 10 (dhjetë) ditët e Dhul- Hixhës – Ditët më madhështore të vitit ~

(! Fillojnë SONTE !)

Padyshim se muslimani është gjithnjë i udhëzuar t’ë qëndroje vigjilent dhe i kujdes’shëm në rrugën e tij drejt Allahut të lartësuar. Ai duhet t’ë përpiqet që veprat e tij të jenë sa më kualitativ dhe efikas. Prej mençurisë është padyshim shfrytëzimi i atyre kohërave në të cilën veprat posedojnë shpërblime dhe vlerë të veçanta. Para nje kësilloj sezoni gjindemi tash. Në ditën e nesërme do të fillojnë dhjetë ditët e veçanta të dhul hixhes. Të shikojmë sëbashku se çka n’a rrëfen i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi we sel-lem) rreth këtyre ditëve.

Nga Ibn Abbasi (radij Allahu anhuma) transmetohet të ket thënë:” I Dërguari (sal- Allahu alejhi we sel-lem) ka thënë: ” Nuk ka ditë ku vepra e mirë në to është më e dashur tek Allahu se sa në këto ditë” (dmth. 10 ditët e dhul hixhes) Thanë: “O i Dërguari i Allahut, as lufta në rrugën e Allahut?”

Tha (sal-Allahu alejhi we sel-lem) :” As lufta në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me vetën e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre!” ( Shënon Buhariu )

Ndërsa në Sunenin e Darimiut qëndron me transmetimin vijues:” Nuk ka vepër më të pastërt tek Allahu (az-ze we xhel-l) e as me shpërblim më të madh për çfarëdo të mire të ket bërë se sa në dhjetëshin e kurbanit (10 ditët e dhul hixhes)”

Thanë: “O i Dërguari i Allahut, as lufta në rrugën e Allahut?”

Tha (sal-Allahu alejhi we sel-lem) :” As lufta në rrugën e Allahut, përveç një burri i cili del me vetën e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre!”

(Shënon Darimiu me zinxhir transmetuesish të mirë)

Poashtu Imam Taberaniu transmeton një hadith të ngjajshëm të Dërguarit (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ku ai (sal-Allahu alejhi we sel-lem) e këshillon ummetin rreth veprave që duhen t’i shpeshtojnë në këto ditë të begatshme. Ai (sal-allahu alejhi ëe sel-lem )thot:”Nuk ka ditë më madhështore tek Allahu es as ditë ku vepra në to është më e dashur tek Allahu se sa dhjetë ditët (e dhul hixhësh), kështuqë shpeshtoni në to të thënurit ” Subhan Allah (I lartëmadhëruar, i pa të meta është Allahu), w’elhamdulilah (Falëndërimi dhe lavdërimi I takon Allahut) , we La ilahe il-la Allah (Nuk ka Zot përveç Allahut) w ‘Allahu ekber (Allahu është më i madh)”

Është vërtetuar se këto fjalë janë fjalët më të dashura tek Allahu, prandaj është shum e pëlqyeshme shpështimi i tyre. Në hadithin të cilin e shënon Imam Muslimi në Sahihun e tij i Dërguari (sal-Allahu alejhi we sel-lem ) thotë:” Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër: Subhan Allah, ë’elhamdulilah, ëe lailahe il-la Allah ë’Allahu ekber, nuk ka dert (dëm) me cilën fillon”

Në vlefshmërinë e madhe të këtyre ditëve aludon poashtu fakti se Allahu i plotëfuqishëm betohet në këto dhjetë ditë në Kur’anin famëlartë, e kur Allahu betohet në një gjë padyshim se kjo aludon në vlerën dhe pozitën e lartë të asaj gjëje tek Allahu subhaneh, ngase Allahu nuk betohet përveçse në atë që ka vlerë dhe rëndësi.

Allahu i lartësuar thotë në suren fexhr :” { وَالْفَجْرِ * وَلَيَالٍ عَشْرٍ }

{ Betohem në agimin, (1) dhe dhjetë netët,}

Komentuesi i njohur i Kur’anit Ibn Xherir et-Tabari thotë se më këto dhjetë netë janë për qëllim dhjetë ditët e dhul hixhës, të këtij mendimi janë poashtu Ibn Abbasi (radij Allahu anhu), Ibn Zubejri dhe Muxhahidi siç na përcjellë Ibn Kethiri në tefsirin e tij.

Prej veprave qe janë të vërtetuara në sunnetin Pejgamberik në këto ditë është poashtu agjërimi në nëntë ditët e para siç na është transmetuar prej disa nga gratë e të Dërguarit (sal-Allahu alejhi ëe sel-lem) .

Dita që duhet të shfrytëzohet për agjerim ( për ata që nuk gjinden ne haxh) është padyshim dita shum e veçantë dhe madhështore e arafatit . Të lexojmë sëbashku këtë hadith inkurajues rreth vlerës së kësaj dite.Transmetohet nga Ebu Katadeh ( radij Allahu anhu) të ket thënë:” Është pyetur i Dërguari (sal-Allahu alejhi ëe sel-lem) për agjërimin e ditës së arafatit, e ai (sal-Allahu alejhi we sel-lem) ka thënë:

“Ai i fshinë (veprat e këqija) të vitit të kaluar dhe ajo që ka mbetë prej këtij viti”

(Shënon Muslimi)

Prandaj lusim Allahun të na furnizon me shfrytëzim të këtyre ditëve aq me vlerë dhe lusim Atë të na dhuron sukses, vetëm Ai është kompetent për këtë, vetëm Atij i takon falëndërimi dhe vetëm Ai me mirësinë e Tij mund të na udhëzon në atë që është e dobishme .

Përgatiti: Hoxhë Ardian Elezi

TË NGJAJSHME