Rtv Pendimi

10 mijë euro shpërblim kush ia gjen pëllumbin e vjedhur

Policia gjermane prej ditësh është hedhur në kërkim të një pëllumbi të zhdukur dhe cilido që do ta gjejë shpendin do të marrë si shpërblim 10 mijë euro.

Policia e Dyseldorfit tha se pëllumbi i quajtur AS 969, ishte vjedhur të shtunën nga kafazi në pronën e një rritësi pëllumbash në periferi të qytetit.

Hajdutët kanë qenë të qartë në synimin e tyre; të merrnin shpendin më të zgjuar në mesin e 350 të tjerëve.

Menjëherë sapo ka vënë re mungesën e tij, pronari ka njoftuar policinë. Shpendi me ngjyrë gri, 6 vjeç, mashkull, dhe është vlerësuar nga pronari 150 mijë euro dhe kjo për shkak se AS 969 në vitin 2010 kishte fituar çmimin “Pëllumbi më i mirë në Gjermani”.

Pronari ofron për gjetësin e tij 10 mijë euro.

TË NGJAJSHME