Rtv Pendimi

10- NËSE GRUAJA ME MENSTRUACIONE APO LEHONI PASTROHET PARA LINDJES SË AGIMIT POR NUK LAHET VEÇSE PAS LINDJES SË TIJ A E KA AGJËRIMIN E PLOTË?

 

Pyetja:

Nëse gruaja me menstruacione apo lehoni pastrohet para lindjes së agimit por nuk lahet veçse pas lindjes së tij a e ka agjërimin e plotë?

Përgjigja:

? Gruaja në të dyja rastet e ka agjërimin e plotë, edhe pse është pastruar pas lindjes së agimit me kusht që ajo të pastrohet para lindjes së diellit (që ta falë namazin e sabahut. Sh.p.)
Atyre u pranohet agjërimi sepse me ato kushte konsiderohen prej radhëve të muslimanëve që u obligohet agjërimi dhe nuk është kusht për to që të jenë të lara por të jenë të pastra kur e fillojnë agjërimin.
Gjendja e tillë është e njejtë me mashkullin xhunub i cili mund ta filloj agjërimin në gjendje të tillë por pastaj pastrohet para lindjes së diellit. Transmetohet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ngritej në syfyr duke qenë xhunub nga mardhëniet intime dhe vendoste të agjëronte (pastaj pastrohej për namaz të sabahut. Sh.p.)” ?

Shejh Uthejmini, marrë nga libri 52 pyetje dhe përgjigje rreth dispozitave të menstruacioneve, fq. 11)

Përshtati Lulzim Susuri

http://www.ehlihadithi.com/

https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

TË NGJAJSHME