Rtv Pendimi

1001 Shpikjet dhe Trashëgimia Muslimane

Kafeja, kompjuteri dhe makina e pistonave – a mund të imagjinojmë një botë pa to? Për shumicën prej nesh këto janë pjesë të ndërlikuara të përditshmërisë gjatë jetës dhe njohuria që çoi në to u shpikën ose kanë kaluar nëpër botën e lashtë islame. Kjo është tema e një ekspozite në Muzeun shkencor të Londrës dhe është shumë larg pikëpamjeve dhe qëndrimeve nga disa se Muslimanët dhe Bota perëndimore përfaqësojnë një “përplasje të qytetërimeve” .

Është bërë pjesë e ndërlikuar e aq shumë kulturave – ai filxhan kafeje – Latte, kapuçino, ekspres. është “Kaua” – ku në fillim u performua si pije – në Gadishullin Arabik në Jemenin e sotëm.

Profesor Salim el hassani i Universitetit të Mançesterit shpjegon se si kokrra kafeje u soll në fakt në Jemen nga Etiopia. “Sigurisht, kafeja u shpik në vitet e hershme të Islamit – një djalë i quajtur Khaled nga Etiopia, një djalosh i ri cili kujdesej për delet e tij,” shton ai.

Deleve dukej se u pëlqente kokrra. Pra djaloshi mori kokrrën dhe e dërgoi në Jemen – tregimi vazhdon – dhe pija u zgjerua.

Dhe kanë qenë shumë shpikje tjera ose risi që kaluan nga bota e hershme muslimane nga shek 7-të tutje. “Një prej tyre është shpikja e universitetit. Kjo ishte bërë në vitin 850 nga një grua e re e quajtur Fatima el-Firhi në qytetin e Fez -it në Marok. Universiteti i parë në botë që ne dimë se ka dhënë diploma apo tituj , “tha ai.

Dhe kjo është tema e kësaj ekspozitë në Muzeun e Shkencave në Londër. Ajo quhet 1001 shpikjet: trashëgimia muslimane – pak i ngjan si “1001 net ët arabe” një përrallë e njohur mirë.

Por, ekspozita këtu fokusohet mbi zbulimet shkencore dhe teknologjike dhe përparimet që ndryshuan botën – nga disa prej universiteteve më të hershme, për inovacionet në mjekësi, higjienën, pompat dhe rrotat e ujit.

Histori e harruar? Aspak. Pyetni çdo njeri në rrugët e Kajros apo të Damaskut dhe ata me dëshirë do të ju tregojnë për ditët e lavdishme të Islamit – jo vetëm pushtimet e tij por edhe risitë e tij kulturore, shkencore dhe teknologjike. ”

Këto përparime erdh ën në kulmin e lavdisë së perandorisë Islame kur ishte përhapur që nga Lindja e Mesme, n ëpërmjet Afrik ës Veriore në jugun e Spanjës dhe më gjerë. “Gjatë asaj kohe, e cila ishte rreth 1.000 vjet, kanë qenë kontribute të mëdha në shkencë dhe teknologji që erdhën tek ne nga një qytetërim tjetër tek një tjetër qytetërim shumë të rëndësishëm dhe që është qytetërimi mysliman,” tha ai.

Muslimanët kishin përvetësuar diturinë nga indianët, kinezët, grekët, egjiptianët e lashtë – dhe ia kaluan atë pak si kjo kopje e orës së elefantit e projektuar nga shpikësi musliman, matematicienti dhe inxhinieri Al Xhazari në fillim të shekullit 13-të.

Anne Marie Brennan ligj ëron biologjin ë mjeko-ligjore në Universitetin South Bank në Londër dhe është e fascinuar nga këto risi. Ora e elefantit me gjigantin e saj indian dhe dragonj të kinez është e preferuara e saj. “Ora e elefantit është e mrekullueshme sepse ajo është si një orë e Kombeve të Bashkuara. Kjo ka të gjitha elementet e qytetërimeve të ndryshme dhe unë e pëlqej si një shkencëtare sepse kjo tregon se shkenca nuk duhet të jetë e mërzitshme, sterile dhe e thjeshtë, por ajo mund të jetë dekorative dhe gjithashtu mund të paguajë nderimin për kulturat që e kanë sjellë atë përpara, “tha ajo.

Dhe pastaj është matematika dhe algjebra. Në përgjithësi sot numrat ton ë janë të njohur si numra Arab , por kjo nuk ishte gjithmonë kështu. “Numrat që ne kemi sot – 1,2,3,4 – janë quajtur numra Arab, por në fakt arabët në atë kohë i kanë quajtur numra indian,” tha ai.

Dhe, numri “0” për shembull – “zefir” në Arabisht – ishte përdorur për herë të parë nga studiuesit e hershëm arab, si një pjesë integrale e ekuacioneve matematikore. Dhe kjo është pjesë e gjitha formulave të rëndësishme të zeros dhe të atyre që ishin vendimtare për zhvillimin e kompjuterëve dhe teknologjive tjera të reja.

Përktheu: Naim Berisha
voanews

TË NGJAJSHME