Një 105 vjeçar ka fituar një trofe tjetër në jetën e tij, duke u shpallur si personi më i vjetër që merr pjesë në një garë shpejtësie. Hidekichi Miyazaki është bërë në moshën 105-vjeçare personi më i vjetër që merr pjesë në një garë shpejtësie. Japonezi e mbylli garën e 100 metrave për veteranë me kohën 42”22, duke dalë i fundit.
“Nuk jam i kënaqur me kohën time. Kisha si qëllim ta përfundoja brenda 35 sekondave”, ka thënë ai në përfundim të garës.
“Ndërkohë që po vrapoja, nisa të qaja sepse e kuptova që isha ngadalë. Ndoshta po plakem edhe unë”, ka shtuar më tej ai duke shfaqur haptazi mërzinë.
(AE)