Rtv Pendimi

14- TË DETYRUARIT E GRUAS NGA BURRI I SAJ QË TA PRISH AGJËRIMIN PËRMES MARDHËNIEVE INTIME

Pyetja:

? Nëse burri bën mardhënie intime me gruan e tij në ditët e Ramazanit duke e detyruar gruan të veproj diçka të tillë… Çfarë duhet të bëjnë?

Përgjigja:

? Nëse burri e detyron gruan e tij me mardhënie intime në ditët e Ramazanit kur ata janë agjërueshëm në këtë rast agjërimi i gruas është i saktë dhe ajo nuk obligohet me shpagim dhe asgjë tjetër. Kurse burri obligohet të paguaj shpagimin (dënimin e tij) për marëdhëniet në kohë të ndaluar dhe prishje të agjërimit. Ky shpagim arrihet duke e liruar një rob. Nëse këtë nuk mund ta bëjë atëherë agjëron dy muaj. Por nëse edhe kjo është e pamunudur duhet të ushqej gjashtëdhjetë të varfër. Dispozitë kjo e përmendur në hadithin e Ebu Hurejres të shënuar tek librat e imam Buhariut dhe Muslimit.

Shejh Muhamed ibën Salih Uthejmin. (fetava sijam, fq. 50)

Përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

TË NGJAJSHME