Lëkura problematike. Lëkurë e ngrehur, lehtë skuqet dhe bëhet e thatë, sa më parë do ta largoni atë që këtë lëkurë e ngarkon dhe e irriton dhe më së miri këtë do ta bëni me një qumësht për fytyrë. Pas kësaj fytyrën do ta lyeni me Ph krem neutral që qetëson lëkurën dhe e rrit elasticitetin e saj natyral.
Rrethi i hundës. Edhe përballë pastrimit ditor në poret e hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe papastërtia, këto e ngarkojnë hundën dhe rrethin e saj duke krijuar mitisera. Si ndihmë e parë do t’ju shërbejnë ‘flasterët’ për fytyrë të cilët lidhin papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin jashtë.
Lëkura e lodhur. Nëse fytyra juaj është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe spërkateni me ujë të vakët. Kur gjendeni në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të vluar, e vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të duket më e përmirësuar.
Sytë e fryrë. Nga frigoriferi nxirrni dy qeska të vogla të cilat i keni ftohur vetëm 10 min, i mbuloni sytë dhe qëndroni 10 min , pasi t’i largoni qeskat do të fillojë të tërhiqet të fryrit e syve, ndihmë do t’ju bëjë edhe një masazh me gishtërinj në kapak të syve në mes të vetullave drejt syve.
Buzët e plasaritura. Në këtë vend lëkura është më e hollë se në pjesët tjera të trupit, i lyeni buzët me mjaltë, për një moment buzët e juaja kanë fituar kujdesin e nevojshëm dhe është e nevojshme që gjithmonë t’i lyeni me mjaltë. Nëse vazhdimisht përdorni balsamin me lule kadife i cili është i njohur me ndikimin shërues, buzët tuaja kurrë nuk do të jenë të plasaritura.
Hija rreth syve. Si ndihmë e parë do t’ju mbulojë vetëm korrektori, zgjidhni korrektorin me nuancë më të hapur se toni i fytyrës tuaj.
Rrudhat në ballë. Pak ushtrime të fytyrës do t’ju ndihmojnë për këto rrudha. Vendosni shuplakët e duarve në ballë, pjesa e poshtme e shuplakës të bie mbi vetulla dhe ngriheni lëkurën me duar nga lartë poshtë dhe me një fortësi t’i mbani duart për pak kohë, pastaj shikoni poshtë me sy duke ngritur ballin lartë këtë ushtrim e përsëritni 10 herë, në fund lëshoni fytyrën. Pas 2 min këtë ushtrim e bëni edhe me vetulla poshtë e lartë.
Lëkura e shndritshme. Vendosni jastëkët për fytyrë dhe me ta kaloni nëpër lëkurën e fytyrës që yndyra e tepërt të humbas.
Lodhja. Lyeni duart me pak krem dhe në mënyrë ritmike bëni masazh pjesës së gishtit tregues dhe gishtit të unazës. Ndani patjetër disa minuta për këtë lloj masazhi. Dilni në ajër të pastër merrni frymë thellë.
Gjumi i dobët. Për të qenë i qetë dhe për të kaluar natën mirë, para se të bini në krevat bëni një regjistrim të punëve të nesërme. Para se të flini, ajroseni mirë dhomën, temp e ajrit nuk duhet të jetë mbi 18 gradë, errësoje dhomën në të cilën flini, do të bëni një gjumë të lehtë.
Stresi i përhershëm. Obligimet ju kanë dalë mbi kokë. Qetësohuni pak, uluni te dritarja e hapur dhe me buzë të mbyllura në mënyrë të kontrolluar thithni ajrin, pastaj ngadalë atë ajër e lëshoni duke i hapur buzët në mënyrë të lehtë.
Duart e dëmtuara. Duart kanë nevojë për trajtim sikurse fytyra. Duke i larë duart me sapun dhe me detergjente jo të mira, shpesh herë e humbasin elasticitetin e tyre dhe mu për këtë arsye duhet t’i lyeni brenda dite disa herë me kremra, të cilat e bëjnë regjenerimin natyral. Nganjëherë mund të bëni një lyerje të duarve një herë ne javë, ku pasi t’i lyeni duart, futini në dorëza flini me to.
Rrudhat në gjoks. Në mëngjes pjesën e sipërme e spërkatni me ujë të ftohët dhe pastaj e lyeni me një krem hidrant nga lartë-poshtë.
Zgjimi i vonshëm. Mblidhe veten, hapeni dritaren dhe shijo ajrin e pastër, bëni një dush me ujë të ftohtë, pastaj të nxehtë, me një xhel për dush të përbërë nga qumështi, kjo ju kursen kohën .
Këmbët e lodhura. Nëse ju kalon tërë dita në këmbë, atëherë kujdesuni për këmbët tuaja, pastrojini, patjetër lyeni me xhel për vena dhe së paku kur të uleni, mbani këmbët lart.
/kohaislame