150 MËNYRA SE SI TË SILLESH NDAJ NËNËS (3)

40- Raste më të volitshme për mirësi ndaj prindërve janë kohët e dalluara për ibadet, siç është p.sh. sezoni i haxhit, nëse gjendesh atje me nënën tënde bëhu shërbëtor i saj, përkujdesu shumë për të dhe mëshiroje, kënaqu me shërbimin që i bën, kape për dorën e saj dhe tregoja rreziqet e rrugës, bëje atë të jetë nën mbikëqyrjen dhe kujdesin tënd.

41- Arsyeto kur gabon ndonjëri nga vëllezërit tuaj, vlerëso edukatën e nënës ndaj tij, kujto që ai gabim ishte vetëm rezultat e cytjeve të shejtanin, dhe shumë shpejtë Allahu do ta rikthejë në rrugën e duhur.

42- Mos i zmadho para saj gabimet e dikujt nga të afërmit dhe bijve të saj, por mundohu të pakësosh ato në mënyrë që të pakësosh dhembjet e nënës, ta mbulosh të sprovuarin, dhe të mbrosh statusin familjar.

43- Mos e befaso atë me lajme pikëlluese, me fatkeqësi të papritura para se të paraprish bisedën me ndonjë fjalë që zbut efektin e sprovës. Mos i transmeto lajme të tilla përmes telefonit, por shko tek ajo, vizitoje, përshëndete pastaj fillo bisedën me ndonjë fjalë lehta pastaj informoje për ndodhin dhe ngushëlloje duke i kujtuar shpërblimin dhe vlerën e durimtarëve.

44- Gruaja pavarësisht nga mosha e saj, ajo i pëlqen fjalët emocionuese dhe kënaqet me bisedat romantike, andaj këndoj asaj ilahi të bukur më zë të ëmbël, se nëna ilahin e fëmijëve të saj nuk e harron asnjëherë.

45- Mos e trego plakjen e saj, duke e shfaqur se ajo është e pa mundur për kryerjen e obligimeve dhe nevojave të saj, por inkurajoje me fjalë sikur të ishte në moshë të re, furnizoje me fjalë miradije dhe sillu mirë ndaj saj në çdo fazë të jetës.

46- Pajise nënën me gjësendet që i dëshirojnë gratë, si parfume, gjëra për zbukurim, rroba të reja dhe të përshtatshme për manifestime të ndryshme, bëje atë sikur të jetoj jetën për së dyti.

47- Nëse babai është i martuar edhe me gra tjera, dhe mes tyre ka mosmarrëveshje, mos e lavdëro asnjërën prej tyre në prani të nënës sate, mos gjyko në disfavor të nënës edhe nëse gruaja tjetër ka të drejtë. Nëse nuk mund t’iu shmangesh situatave të tilla, atëherë bëhu urë përmirësimi mes tyre, duke mos e kuptuar nëna që ti përkrahë apo anon në dobi të bashkëshortes tjetër të babait.

48- Mos e lavdëro shumë nivelin e kulturës së njerëzve në prani të nënës, apo mos lakmo të jesh në nivel të tyre e të arrish sikur ata, sepse kjo e dëmton shpirtin e saj, kjo është shenjë e pakënaqësisë kundrejt edukimit të saj ndaj teje, dhe sikur ti ke vërejtje në punën e saj të mundimshme me vite të tëra.

49- Gjatë bisedës me të kushtoja nënës dëgjimin, shikimin dhe zemrën tënde, përkushtoju asaj me gjithë gjymtyrët tuaja, në raste gëzimi buzëqeshu me të, në raste pikëllimi ngushëllohu me të, mos u bë me ndjenja të ngurta.

50- Takoje atë gjithmonë me buzëqeshje , përdorë shaka me fjalë të lehta, përqafoje me mëshirë dhe butësi, kurse në momente vendimtare bëhu seriozë, vigjilent, i zgjuar sepse situata kërkon nga ti një gjë të tillë.

51- Informo atë me të rejat rreth botës, tregoj ngjarjet më të mira, transmetoj gjërat që e gëzojnë, ngase nënat përmallohen për lajme të mira.

52- Lavdëro pandarë edukimin e saj ndaj teje, bëhu mirënjohës ndaj të mirave të saj, qoftë vetëm edhe me fjalë.

53- Tregoj që dëshira jote kryesore në këtë jetë është që ajo të jetoj e lumtur, të bëhet e kënaqur ndaj teje, të jesh ti arsyeja e lumturisë së saj. Nëse vepron kështu atëherë ke plotësuar shpresën e saj, që dëshirat më të mëdha të bijve të saj të jenë në realizimin e lumturisë së nënës.

54- Nëse prindërit e nënës janë ende të gjallë, mos u bëj koprrac me mirësi dhe mbështetje ndaj tyre, e nëse janë të vdekur atëherë vepro çdo gjë që u arrin e tyre në varre nga lutjet dhe sadakaja, si dhe vepra tjera me të cilat I gëzon të vdekurit dhe e kënaq nënën tënde. Ka thënë I Dërguari I Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem:” Kur të vdes biri I Ademit iu ndërpriten veprat e tij përveç tri prej tyre: sadakaja rrjedhëse, dituria nga e cila përfitojnë të tjetër dhe fëmiu I mirë që lutet për të” .

55- Krijo një vakf për të, nga I cili do të shtohet shpërblimet e saj, si psh: participimi në ndërtimin e ndonjë xhamie, përkujdesja ndaj jetimëve, mbështetja e atyre që mësojnë Kuranin, apo ndihmesa e të varfërve dhe nevojtarëve.

56- Kur ajo përmend ndonjë nga dëshirat e saj apo gjërat që lakmon shpirti I saj, mos prit t’i kërkoj nga ti, por nxito në plotësimin e tyre sa ke mundësi.

57- Jepi përparësi nënës para gjitha angazhimeve personale, para veprimtarive tua, para shoqërisë, para fëmijëve madje edhe para bashkëshortes suaj.

58- Nderoje atë në shtëpinë tënde, fto atë për vizitë tek ti dhe binde që të flejë në shtëpinë tënde, sepse kjo I ndryshon asaj jetën dhe e gëzohet kur sheh mëshirën e birit të saj.

59- Merre nënën në ndonjë udhëtim familjar së bashku me fëmijët apo vëllezërit tuaj, kështu do të ndjehet më e fortë dhe më e lehtë në jetën e saj.

60- Ndaj kohë kur e dërgon nënën në ndonjë restorant të njohur, që të kënaqet me ushqimet e shijshme, se këto gjëra nuk janë vetëm për persona të moshës së caktuar por vlejnë për të gjithë, e nëse nuk dëshiron, mundohu ta bindësh.

61- Vizita e një qendre tregtare apo shitore të madhe mund të jetë ëndrra e saj e fshehtë, pse pra të mos jetë plotësimi i kësaj ëndrre nga duart tuaja.

62- Dërgoj asaj një dhuratë të përshtatshme për t’ia dhuruar babait tënd, e kjo pa dyshim është mirësi ndaj dy prindërve.

63- Lavdimi i babait dhe edukata e mirë ndaj tij, para syve të saj e bën atë shumë krenare.

64- Vlerësimi I kontributit të saj, menaxhimit të shtëpisë nga ajo, sjelljes së shkëlqyer ndaj bashkëshortit, e motivon atë, e ngrit moralin e saj dhe shton vetëbesimin e saj.

65- Në përgjithësi vajzat janë më të afërta me nënën se djemtë, andaj kujdesu për fshehtësitë e tyre, vetëm atyre tregoja sekretet tuaja, kuptoje psikologjinë e tyre dhe bashkëpuno me to si të ishe shoqe e tyre.

66- Kurse nëna ka nevojë më tepër për djemtë në rast fatkeqësie dhe vështirësie, në mënyrë që të jenë mburojë dhe qëndresë për të kundër situatave të rënda. Andaj luaj këtë rol ti duke qëndruar përkrahë nënës me gjithë fuqinë dhe syçelësinë tënde.

67- Bëhu I butë dhe I dashur për motrat tua, krijo raporte të mira me to, shkëmbej atyre dhurata herë pas here, kështu e nxit lumturinë e nënës sepse ajo e donë atë që I respekton vajzat e saj.

68- Mos u turpëro nga asnjë veprim që buron nga nëna, që iu përshtatet moshës së saj por që nuk I përshtatet rrethit të saj, ndjehu krenar me nënën tënde, pajtohu me veprimet e saj pavarësisht a pajtohen të tjerët apo hidhërohen, normal derisa nuk bie ndesh me dispozitat fetare dhe traditën.

69- Eduko fëmijët tuaj të sillen mirë ndaj nënës tënde, dërgojë atyre dhurata që t’i ruajnë për gjyshen e tyre në raste të ndryshme.

70- Mbaje atë për dore, sidomos kur është plakur, ofro mbathëset dhe liro rrugën para saj, ngase ti je më meritori prej njerëzve për kujdesin ndaj saj.

71- Siguro disa shpërblime fëmijëve tuaj që t’i dhurojnë atij që i bënë ndonjë të mirë nënës sate, ia kryen asaj një shërbim apo e bënë atë të lumtur.

72- Nënës i interesohet shumë çështja e shtëpisë, ndihmoj asaj në mirëmbajtjen dhe rregullimin e shtëpisë, që të duket sa më e bukur.

73- Dhoma e fjetjes për nënën ka rëndësi të veçantë, zgjedh një dhuratë romantike për atë dhomë, apo bëj që nëna vet të zgjedhë atë që pëlqen për dhomën e saj. Prej gjërave që u pëlqejnë nënave është dhoma e pritjes, vepro që të duket sa më e bukur.

74- Mbaj lidhjet me familjen e saj, ndihmo atë dhe bëhu shkak I lidhjes mes familjes.

75- Nëse nëna ka ndonjë hobi të caktuar, sakrifiko nga koha jote dhe siguro gjërat që I ndihmojnë për realizimin e hobit të saj.

76- Varësisht nga profesioni juaj, kushto nënës një vepër të dalluar, p.sh. nëse je poet, atëherë përgatit një poezi për nënën, nëse je shkrimtar atëherë shkruaj një histori të shkurtër në emër të nënës e kështu me radhë.

77- Në disa shoqëri, nëna ka dëshirë të flakët që të emërohet ndonjë nga mbesat e saj me emrin e saj, por nuk e shprehë këtë nga dëshira që t’i lë të lirë bijtë e saj me bashkëshortet e tyre që vet të zgjedhin për emrat e fëmijëve. Me gjithë atë emërtimi I dikujt nga mbesat e saj me emrin e saj lë gjurmë të thella në zemrën e saj dhe është shkak për të fituar kënaqësinë e saj, pra mos e privo prej kësaj dëshire.

78- Në rast udhëtimi së bashku me veturën tënde, mos tolero askënd të ulet në vend të parë pos nënës, edhe gjatë hyrjes dhe daljes nga vetura le të paraprinë nëna, vetëm kur ka nevojë për ndihmën tënde, atëherë duhet të dalësh para saj.

79- Gjatë bisedës me të mos përdorë fjalë të vrazhda, të rënda apo qortuese, por zgjedh fjalët më të bukura, shprehjet më të këndshme dhe fjalitë më të zgjedhura.

80- Organizo gara mes fëmijëve dhe nipave për të zgjedhur dhuratën më të mirë ndaj nënës, në këtë mënyrë ngritët vetëdijesimi I tyre për vlerën e nënës dhe shfaqet mirënjohja ndaj asaj që meriton më së shumti respekt pas Allahut të Lartësuar.

(vazhdon)

Përkthehu: Fazli Bunjaku