230 nxënës të Medresesë “Alauddin” kanë mbajtur mbrëmjen e maturës në fundjavë, duke shënuar kështu me sukses përfundimin e shkollës së mesme të lartë.
Në një organizim festiv të organizuar për nder të përfundimit me sukses të Medresesë nxënësit u shprehën të lumtur për këtë të arritur të tyre, duke falënduar këtë shkollë dhe Bashkësinë Islame të Kosovës.