Rtv Pendimi

24- KUR OBLIGOHET FËMIJA TË AGJËROJË

Kur obligohen fëmijët që të agjërojnë Ramazanin dhe a ka ndonjë moshë të caktuar rreth kësaj çështje?

Përgjigja:

? Fëmija që në moshën shtatë vjeçare duhet të urdhërohet nga prindërit që të agjërojë kurse në moshën dhjetë vjeçe duhet të edukohet qoftë edhe me rrahje. Ndërsa obligohet nëse tek ai paraqiten njëra nga këto shenja: dalja e sperms me epsh, dalja e qimeve rreth organit gjenital, apo arritja e moshës pesëmbëdhjetë vjeçare. Ndërsa tek gjinia femërore përveç këtyre shenjave shtohet edhe paraqitja e menstruacioneve. Argument i kësaj që përmendëm është hadithi i shënuar tek imam Ahmedi dhe Ebu Davudi nga Amër ibën Shuajbi ky nga babai i tij e ai nga gjyshi se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin kur i mbushin shtatë vjet ndërsa rrihni për të kur mbushin dhjet vjet” …

Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve për fetva. (fetvaja nr. 1787)


Përshtati Lulzim Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
•••? https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

TË NGJAJSHME