Rtv Pendimi

26- PRINDËRIT A SHPËRBLEHEN PËR AGJËRIMIN E FËMIUT TË TYRE QË NUK ËSHTË NË PUBERTET

Nëse unë e mësoj duke e këshilluar, duke u përpjekur dhe e praktikuar fëmijën tim që të agjëroj edhe pse nuk është akoma në moshën e pubertetit. A do të shpërblehem për këtë gjë apo shpërblehet vetëm fëmija?

Përgjigja:

? Padyshim se edhe prindërit do të shpërblehen për agjërimin e fëmijës së tyre. Kjo për shkak se ata janë rritësit dhe edukuesit e tij. Prandaj gjithsecili prind duhet të mundohet maksimalisht që ta bëjë këtë hap me fëmijët e vet. Në rastin e parashtruar si pyetje nga ju duhet të theksoj se fëmija nëse agjëron do të shpërblehet njësoj sikur të rriturit porse agjërimi i tij shënohet në radhët e veprave nafile të tij. Nga ana tjetër edhe prindi shpërblehet për këtë agjërim të fëmijës pa i munguar këtij të fundit asgjë nga shpërblimi.


Me respekt: Lulzim Mehmet Susuri
http://www.ehlihadithi.com/
•••? https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

TË NGJAJSHME