Rtv Pendimi

35- PASTRIMI NË GJYSMË TË DITËS, A DUHET TË AGJËROJ PJESËN E MBETUR TË SAJ

Nëse gruaja ka qenë me menstruacione apo lehoni dhe nuk ka agjëruar, por pas kalimit të gjysmës së ditës ajo është pastruar. Në këtë rast çfarë duhet të bëjë, të agjëroj pjesën e mbetur të ditës apo jo?

Përgjigja:

? Disa dijetarë përkrahin mendimin se ajo duhet ta agjërojë pjesën e mbetur të ditës për nder dhe respekt të këtij muaji të shenjt, por pastaj pas Ramazanit duhet ta kompensoj atë ditë. Pjesa tjetër e dijetarëve thonë se nuk ka nevojë ta agjëroj atë gjysmë dite sepse sipas tyre ajo nuk i ka plotësuar kushtet e agjërimit të asaj dite dhe nuk ka mëkat për këtë gjë dhe se me agjërimin e kësaj gjysmë dite nuk përfiton asgjë e as nuk e kryen obligimin e agjërimit të asaj dite. Sido që të jetë të dy mendimet e dijetarëve janë të pajtimit se femra pas përfundimit të Ramazanit duhet ta kompensoj atë ditë në të cilën është pastruar nga gjaku i saj pas mesit të ditës.

Allahu e di më së miri!
Lulzim Mehmet Susuri


http://www.ehlihadithi.com/
https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

TË NGJAJSHME