37 vjet pa e humbur asnjë namaz në xhaminë Pejgamberit a.s.

Një burrë me origjinë afgane paraqet shembullin e devotshmërisë duke mos e humbur asnjë namaz pa e falur, përveçse në xhaminë e Pejgamberit a.s.

Haxhi Muhamedi është bërë i njohur në Medine, sepse ai tashmë gati katër dekada shfaqet në televizionin saudit, me të njëjtën çallmë të zezë, derisa qëndron në anën e djathtë të safit të parë, menjëherë pas imamit.
Ai thotë se në Arabinë Saudite erdhi në moshën 19 vjeçare, dhe se për 37 vjet punon si hidraulik. Gjatë këtyre viteve vetëm një herë ka udhëtuar në vendin e tij të lindjes, në Afganistan.
“Derisa isha i ri, gjithmonë jam përpjekur që të gjitha namazet t’i fali në xhaminë e Pejgamberit a.s. … Më pëlqen t’i mbledhë të gjitha kopjet e Kur’anit të Shenjtë, të cilat i lënë pas vete vizitorët, e pastaj t’i kthej në dhomën ku zakonisht qëndrojnë”, thotë ai.
Haxhi Muhamedi krijon miqësi me vizitorët jashtë vendit të cilët janë të impresionuar me besnikërinë e tij në kryerjen e të gjitha namazeve në të njëjtën xhami dhe në të njëjtin vend.
Disa prej tyre kanë vërejtur se ai mban të njëjtën çallme të zezë dhe qëndron në të njëjtin vend çdo vit kura ta e vizitojnë Medinën.
“Derisa isha duke punuar, qysh në fillim i kam thënë punëdhënësit se unë nuk dua të humbasë asnjë namaz në xhami, dhe gjatë Ramazanit nuk do të punojë sepse gjithë kohën do të kaloj në xhami”, thotë Muhamedi.
Haxhi Muhamedi jeton në Medine, ka dy gra dhe dymbëdhjetë fëmijë.