4 USHQIMET QË NA NDIHMOJNË NË PRANVERË PËR TË HUMBUR PESHË

Tani që kemi stinën e verës përpara, të gjithë ata që kanë marrë disa kilogramë gjatë dimrit po mundohen t’i rrëzojnë ato.

Lajmi i mirë është se gjatë stinës së pranverës ka shumë ushqime, të cilat mund të na ndihmojnë të humbim peshë në mënyrë të natyrshme, për shkak se këto ushqime janë më të lehta se ushqimet që kemi aq përzemër të dimrit.
1. Luleshtrydhet

Përmbajnë shumë fibra dhe janë një zgjedhje shumë e mirë për të humbur peshë. Një filxhan luleshtrydhe ka rreth 3 gramë fibra dhe një dozë të konsiderueshme të vitaminës C që duhet gjatë ditës. Gjithashtu, është një antioksidant që na ndihmon të mbajmë lëkurën të shëndetshme.

2. Veza

Vezët janë plot me proteina që na ndihmojnë të largojmë urinë. Njerëzit që hanë një vezë në mëngjes, ndihen më të ngopur dhe më të gjallë gjatë ditës dhe i ndihmon ata të humbasin peshë më shpejt se ata njerëz të cilët i marrin proteinat përmes ushqimeve të tjera.
3. Sallata jeshile/ perimet jeshile

Janë të pasura me fibra dhe ujë dhe na ndihmojnë nga kaloritë e larta. Nuk jeni një tifoz i sallatave? Atëherë supa me perime jeshile ka po të njëjtin rezultat (njerëzit që e fillojnë drekën me një supë perimesh përfundojnë duke ngrënë 20% më pak sesa ata që nuk ndjekin këtë zakon).
4. Kërpudha

Kërpudhat mund të kenë “shije prej mishi”, por kanë një sasi shumë të vogël të kalorive dhe yndyrave që mund të ketë mishi i kuq. Ka shumë raste kur njerëzit që hanë ushqime me bazë kërpudhash, janë po aq të kënaqur sa kur ata hanë pjata me bazë mishi. Por vlen për t’u theksuar se në rastet kur konsumoni kërpudha, nuk do të ndiheni në faj për kaloritë e marra./rtk