4 ushqimet që parandalojnë kancerin

Me mënyrën e tashme të jetesës, njerëzit janë më të prirë për të vuajtur nga obeziteti dhe sëmundje të ndryshme – si dhe disa forma të kancerit.

Në anën tjetër, mjekësia ka avancuar aq shumë sa që njerëzit mund të përdorin këshillat e mjekëve për të parandaluar kancerin.

Kështu, ata rekomandojnë se këto 4 ushqime të fuqishme e parandalojnë me të vërtetë kancerin:

1. Lulelakra

Lulelakra përmban sulforafan, një përbërës që ka dëshmuar të ketë efekte anti-kancer. Sulforafani lirohet nga lulelakra kur ajo thyhet, kështu sigurohuni që ta përtypni atë më shumë para gëlltitjet. Thuhet se ky kompleks shkatërron qeliza të caktuara të kancerit, pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

2. Karotat

Edhe pse thuhet se karotat janë shumë të mira për sy, hulumtuesit thonë se ato janë të mira edhe kundër disa llojeve të kancerit, një prej të cilëve është kanceri i prostatës. Karotat kanë edhe përfitime të tjera shëndetësore gjithashtu, kështu që nuk ka arsye pse të mos i hani ato.

3. Avokadot
Jo shumë njerëz e konsumojnë këtë frut – ndoshta edhe për shkak të faktit se nuk rritet në vendin tonë – por avokadot janë një ushqim shumë i dobishëm, të cilat duhet t’i keni në kuzhinë. Avokadot kanë shumë ushqyes, shumica prej tyre antioksidantë të cilët kanë dëshmuar se reduktojnë rrezikun e prekjes nga kanceri, transmeton lajmi.net.

4. Brokoli
Brokoli është një prej luftuesve më të mirë të kancerit. Kanceri i zorrës dhe fshikëzës janë dy prej kancerëve të cilët mund të trajtohen dhe madje të parandalohen duke ngrënë brokol. Gjejeni atë në çfarëdo forme që mund ta gjeni, qoftë i freskët, i ngrirë apo i para-përgatitur, pasi ai i ruan vlerat e tij ushqyese./zeri