Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e Muhidin Ef. Ahmeti
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”
Muhidin Hoxha ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, ishte dijetar i fesë.
Muhidini me shokë gjithmonë kanë qenë halë në sy e pushtetit serb, dhe për këtë gjithmonë ishte përndjekur e maltretuar nga sistemet e atëhershme.
I ndjeri Muhidin Ahmeti për një kohë kishte punuar edhe si Profesor ne medresen e Shkodres, ndërsa ai dhe shtëpia e tij ishin strehe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Njeriu që gjatë gjithë jetës kishte dert gjendjen e muslimanëve.
All-llahu e shpërbleftë me Xhennet dhe e gradoftë në gradën më të lartë. Amin.
Do ta kujtojmë përjetë njeriun i cili për disa dekada punoi parreshtun për fe e atdhe.
Do të na mungojnë mësimet e këshillat prej njeriu të urtë e patriot.
Dr.Shefqet Krasniqi