5 anëtarët të Këshillit të Sigurimit të OKB-së zotohen për të parandaluar luftën bërthamore

Pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) janë zotuar për të siguruar se konflikti bërthamor të mos shpërthejë. Ata kanë theksuar se do të punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të armëve kataklizmike, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë arsenale bërthamore, thanë se objektivat janë ndër “përgjegjësitë e tyre kryesore”, si dhe theksuan se një “luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”.

“Meqenëse përdorimi bërthamor do të kishte pasoja të gjera, ne po ashtu pohojmë se armët bërthamore, për aq kohë sa ato vazhdojnë të ekzistojnë, duhet të shërbejnë për qëllime mbrojtëse, të pengojnë agresionin dhe të parandalojnë luftën. Përhapja e mëtejshme e armëve të tilla duhet të parandalohet”, thanë pesë kombet në një deklaratë të përbashkët.

Secili nga kombet ripohoi angazhimet e saja në bazë të Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore të vitit 1968, që synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore. Ata theksuan se synojnë “të ruajnë dhe forcojnë më tej” masat kombëtare të tyre për të parandaluar “përdorimin e paautorizuar ose të paqëllimshëm të armëve bërthamore”.

Deklarata e përbashkët vjen mes tensioneve të rritura në të gjithë botën midis fuqive bërthamore, duke filluar nga konferenca e fuqive të mëdha në Azi deri t e tensionet në rritje në Ukrainë, përderisa Rusia grumbullon forcat e saj në kufi mes paralajmërimeve të ashpra nga perëndimi.

Secila prej fuqive po ashtu është e përfshirë në negociatat e vazhdueshme me Iranin për ta kthyer atë dhe SHBA-në në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015, e cila vendosi kufizime gjithëpërfshirëse në programin bërthamor të Teheranit në këmbim të miliardë dollarëve në lehtësimin e sanksioneve.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga pakti, duke nisur përshkallëzimet nga Irani teksa u tërhoq nga angazhimet e bërthamore të vendit.