5 mënyra për të shmangur mikrobet

Mikrobet janë bruto, shumë të vogla e që vetëm me mikroskop mund ti shohim se sa shpejt ato përhapen e sa infeksion dhe sëmundje krijojnë te njeriu. Dhe të imagjinosh çfarë? Ata janë kudo, por kjo nuk do thotë se vetëm për shkak se janë në një vend ju nuk do mund të ndërmerrni veprime kundër tyre.

Ja si ti mbani larg vetes mikrobet

Lani duart shpesh dhe jeni korrekt!

Vetëm 5% e njerëzve i lajnë duart në mënyrë të drejtë pasi ata kanë përdorur banjën, sipas një studimi të kohëve të fundit të botuar në gazetën e Shëndetit Mjedisor e publikuar në faqen WebMD. Sipas ASAP ne duhet të përdorim sapun dhe ujë për rreth 20 sekonda. Dhe mos harroni që të merrni këto masa paraprake gjithmonë pasi keni konsumuar ushqime të papërpunuara, kur teshtini dhe vendosni dorën, apo kur prekni çdo gjë. Mbani me vete pastrues të lëngshëm për duart, për raste emergjente. Kjo praktikë lejohet nëse uji dhe sapuni nuk janë në dispozicion tuaj. Por edhe kjo mënyrë nuk heq tërësisht të gjitha bakteret.

Mbani një shishe uji me ambalazh prej metali me vete!

Shishet plastike mund të mbajnë më shumë baktere sesa kur përdorim ambalazh prej metali, thotë Donna Duberg, një Profesoreshë Laborante Kimiste në Universitetin Shkencor të Saint Louis. Pasi e zbrazim uji nga shishja e metalit, ne duhet ta pastrojmë atë duke përdorur ujë të nxehtë për të hequr çdo mikrob që mund të ketë mbetur.

Pastroni telefonin tuaj!

Telefonat celularë përbëjnë rrezik nëse ne nuk i pastrojmë, pasi ato mbartin baktere. Një herë në javë, fshiheni me një copë të butë, kështu që ju do të hiqni shtresën me baktere që telefoni ka. Pasi të keni pastruar çdo sipërfaqe të telefonit thajeni atë me një leckë të butë, thotë Charles Gerba, një mikrobiologe në Universitetin e Arizonës.

Pastro zyrën!

Në tryezën e punë suaj ka mikrobe që përmbajë rreth 400 herë më shumë se sa ka tualeti. Bëni çdo ditë pastrim dhe përdorni dezinfektues i cili do fshij çdo pëllëmbë të tavolinës tuaj, por mos harroni mausin, monitorin e kompjuterit, tavolinën, etj.

Pastro rrobat!

Gjatë ditës rrobat tona mund të marrin baktere, e nëse nuk pastrohen mund të jenë problematike nëse futen në trup. Rrobat duhen pastruar mirë dhe nëse nuk dimë mënyrën mund ti çoni në pastrimin kimik.

Nëse i zbatoni këtë rregulla ju do të keni më pak shanse për të marrë baktere dhe do jeni në rregull me pastërtinë./mesazhi/