Rreth 51 vite më parë Arthur Lampitt, kishte pësuar aksident duke goditur një kamionçinë me automobilin e tij. Tek javën e kaluar nga dora iu largua një levë.
Arthur gjatë aksidentit kishte pësuar dëmtim në kryqin e dorës, e cila ishte edhe arsyeja pse mjekët nuk ishin shumë të kënaqur me zhvillimin e dorës së tij, transmeton Telegrafi.
Dhjetë vite më parë duke u futur në një burg të Illynoisit për të vizituar një mik, detektori metalik zbuloi se Arthur në dorë kishte një levë, por pasi që nuk i pengonte, nuk i kushtoi shumë vëmendje.
Një javë më parë ngriti një barrë të rëndë dhe për herë të parë në 51 vitet e ndjeu dhimbjen për shkak të pjesës së makinës që gjendej në dorë. Për këtë arsye ai kreu një ndërhyrjes kirurgjike, ku e largoi metalin nga dora pas rreth 51 viteve.