Rtv Pendimi

55 përputhshmëri dhe lidhshmëri të Muhamedit a.s me numrin 5 (pesë)

Lavd-falenderimet dhe frikë-rrespektet i qofshin vetëm Allahut xh.sh, kurse përshëndetjet dhe selamet qofshin për Muhamedin a.s, familjen e tij, shokët e tij dhe për gjithë pasuesit e rrugës së tij.Muhamedi a.s është krijesa më e dashur e Allahut xh.sh në tokë dhe qiell,
dhe Allahu e ka dërgu si mëshirë për të gjitha krijesat.
Muhamedi a.s dhe lidhshmëritë e tij më numrin pesë (5), është një temë që kemi të bëjmë me shumë gjëra që ndërlidhen me te, e që përputhen me numrin 5. Këto lidhshmëri kanë të bëjnë me: emrin e tij, me Kuranin që i është shpallur atij, me përsonalitetin e tij, … etj. Lidhshmëria e emrit të Muhamedit a.s me numrin 5 është përputhje hyjnore dhe jo koiqidencë rastësie.

 

Në vazhdim do t’i përmendim një sërë përputhjesh të Muhamedit a.s me numrin 5, si psh:

  1. Muhamedi a.s në Kuran është përmendur 5 herë; 4 herë është përmendur me emrin Muhamed  në suret: Ali Imran 144, Ahzab 40, Muhamed 6 dhe Fet’h 29, si dhe 1 herë me emrin Ahmed në suren: Saf 6. Njëkohësisht dihet se Muhamedi a.s kur është thirrur apo përmendur në rastet tjera, është përmendur me emra nderues dhe rrespektues, si psh O i dërguar, O pejgamber, apo i derguar-i, pejgamber-i, etj.
  2. Allahu xh.sh i ka bërë obligim Muhamedit a.s 5 kohë namaz në 24 orë.
  3. Allahu xh.sh e ka bërë që feja islame të ndërtohet në 5 shtylla kryesore, apo në     5 kushtet bazë.
  4. Për herë të parë kur i është zbritur Kurani Muhamedit a.s i janë shpallur 5 ajetet e para të surës Alek.
  5. Bile ajeti i 5-të i shpallur prej 5 ajeteve të para ka 5 fjalë.
  6. Pikërisht emri i sures alek në gjuhën arabe përbëhet prej 5 shkronjave el-Alek.
  7. Formula e myslimanit “Bismil-lahirr Rrahmanirr Rrahim” (Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!), në gjuhën arabe përbëhet prej 5 fjalëve.
  8. Emri Muhamed në gjuhën arabe përbëhet prej 5 bashkëtingëlloreve.
  9. Në Kuranin Fisnik fjala “i pastër ose pastërti” në forma dhe mënyra të ndryshme është përsëritur 31 herë, por vetëm shprehja “mutaharetun” (pastërti) është përsëritur 5 herë.
  10. Allahu xh.sh në ajetin 4 të sures Kalem e lavdëron Muhamedin a.s për moralin e tij ku i thotë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!”, ky ajet në gjuhën arabe përbëhet prej 5 fjalëve, njëkohësisht edhe emri i sures Kalem përbëhet    prej 5 shkronjave.
  11. Në Kuranin Fisnik surja Kalem është e rradhitur e 68-ta, (6+8=14 ? 1+4=5).
  12. Emri Muhamed fillon me bashkëtingëllorën M. Alfabeti i gjuhës arabe ka           28 bashkëtingëllore, në qoftëse këtë alfabet e numërojmë nga fundi, shkronja M është e radhitur e 5-ta.
  13. Kemi një sure e cila quhet Muhamed emri i kësaj sureje përbëhet prej                   5 shkronjave, dhe si veçori e kësaj sureje është se të gjitha ajetet e saj përpos një ajeti, përfundojnë më shkronjën M.
  14. Allahu xh.sh nga të gjithë më të dashurit e Tij (pejgamberët), Zoti xh.sh i ka dallu 5 me të zgjedhurit që i ka quajtur “Ulul Azmi” (më të zgjedhurit) që janë: Ibrahimi a.s, Davudi a.s, Musa a.s, Isa a.s dhe i 5-ti prej tyre Muhamedi a.s.
  15. Allahu xh.sh ia bëri Muhamedit a.s ditën e Premte (Xhuma) si ditë më të dashur dhe më të dalluar gjatë javës, njëkohësisht është edhe dita e 5-të e javës. Në këtë ditë kemi edhe namazin më me vlerë gjatë javës që është namazi i xhumasë, kështuqë sipas këtij namazi është emërtuar edhe dita e 5-të e javës.
  16. Surja e fundit që ka zbrit si sure komplete është sureja Nasr, në qoftëse suret i numërojmë nga fundi, kjo sure rradhitet e 5-ta.
  17. Surja Nasr meqë ka zbrit si sure e fundit, dhe është rradhitur e 5-ta nga fundi, njëkohësisht edhe emri i saj në gjuhën arabe përbëhët prej 5 shkronjave.
  18. Fjala “shukrun”-falenderim në Kuran është përmendur shumë herë dhe në forma të ndryshme, është interesante se kjo fjalë në gjuhën arabe në mënyrën urdhërore në shumës, psh: “ushkuru”-Falenderoni! Është përsëritur 5 herë.
  19. Në Kuranin Fisnik kemi 5 sure që fillojnë me fjalën “Kul” (thuaj), ato sure janë: Xhin, Kafirun, Ihlas, Felek dhe Nas.
  20. Shumica e dijetarëve thonë se fjala e parë e rradhitur në Kuran është “Elhamdu” (Lavd-falenderimi), kjo fjalë në gjuhën arabe përbëhet prej  5 bashkëtingëlloreve.
  21. Në Kuranin Fisnik kemi 5 sure që fillojnë me fjalën “Elhamdu lilal” (Falenderimi i qoftë Allahut), ato sure janë: Fatiha, En’am, Kehf, Sebe’e dhe Fatir.
  22. Në Kuranin Fisnik kemi 5 ajete që përfundojnë me fjalin “elhamdul lilahi rabil alemin” (Falenderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve), ato ajete janë: En’am 45, Junus 10, Safat 182, Zumer 75, dhe Gafir 65.
  23. Kurani Fisnik përfundon me fjalën “Nas” (njerëzit), kjo fjalë në gjuhën arabe përbëhet prej 5 bashkëtingëlloreve.
  24. Emri Allah është emri më i madh i Zotit, në Kuranin Fisnik është përmendur më së shumti, gjithsej 2698 herë, kur e lexojmë emrin Allah në gjuhën arabe shqiptojmë 5 shkronja.
  25. Emri i Zotit El-Ehad (Një, i Vetmi) përbëhet prej 5 shkronjave.
  26. Në Kuranin Fisnik emri i Zotit El-Hamid (i Lavd-Falenderuari) është përsëritur   14 herë, (1+4=5).
  27. Në Kuranin Fisnik emri i Zotit El-Alim (i Gjithëdituri) është përsëritur 86 herë, (8+6=14 ? 1+4=5).
  28. Në Kuranin Fisnik emri i Zotit El-Kebir (i Madhërishmi) është përsëritur 5 herë.
  29. Në Kuranin Fisnik emrat e Zotit xh.sh janë përmendur dhe përsëritur gjithsej    465 herë, dmth kjo shifër përfundon me numrin 5.
  30. Ramazani është muaji më i bekuar, më i dalluar dhe më i dashur të Zoti xh.sh. Muajin e Ramazanit Allahu xh.sh në Kuran me emër e përmend vetëm një herë, pra me emrin “Ramadan”, e ky emër në gjuhën arabe përbëhët prej                       5 bashkëtingëlloreve.
  31. Ajetet që flasin për muajin e Ramazanin janë 5 duke filluar nga ajeti 183 deri 187 të sures Bekare.
  32. Kemi 5 muaj (hixhrij) të veçuar nga Allahu xh.sh, 1 i bëkuar që është Ramazani dhe 4 të shenjtë që janë: Rexhep, Dhul Kade, Dhul Hixhe dhe Muharrem.
  33. Ajeti i parë i përsëritur (jo si shkronja simbolike) është ajeti i 5-të i surës Bekare, që është përsëritur në ajetin e 5-të të surës Lukman.
  34. Surja e cila quhet Err-Rrahman në Kuran është e rradhitur e 55-ta, është emërtuar me një nga emrat e Zotit, kjo sure poashtu fillon me këtë fjalë dhe kjo fjalë përbën ajetin e parë të saj,.
  35. Një nga karakteristikat e veqanta të Kuranit janë edhe shkronjat simbolike, maksimalisht këto shkronja bashkë janë ardhur vetëm në surën Merjem, ku ajeti i parë i kësaj sureje përbëhet prej 5 shkronjave simbolike, psh Kef-He-Je-Ajn-Sad.
  36. Në Kuranin Fisnik kemi 5 sure që fillojnë me betim, ato janë: Fexhr, Shems, Lejl, Duha dhe Asr.
  37. Në Kuranin Fisnik kemi 6 sure që bartin emra të pejgamberëve dhe ato janë: Junus, Hud, Jusuf, Ibrahim, Muhamed dhe Nuh. Kështuqë surja Muhamed është rradhitur e 5-ta.
  38. Në Kuranin Fisnik kemi 5 sure që fillojnë më shkronjat simbolike “Elif-Lam-Ra”, dhe ato janë: Junus, Hud, Jusuf, Ibrahim dhe Hixhr.
  39. Surja Maide është e vetmja e cila fillon me fjalët: “O besimtarë!” dhe është surja në të cilën përmendet më shpesh se kudo tjetër kjo fjalë, kjo sure në Kuran është e rradhitur e 5-ta.
  40. Në surën Huxhurat thirrja “O besimtarë” është përsëritur 5 hërë.
  41. Objektivat e Sheriatit Islam sipas dijetarëve muslimanë janë 5: Ruajtja e fesë, ruajtja e nderit, ruajtja e jetës, ruajtja e mëndjes dhe ruajtja e pasurisë.
  42. Në tri suret: Murselat, Infitar dhe Inshikak, 5 ajetet e para të këtyre sureve përfundojnë me shkronjën e tretë të alfabetit arab, pra me T.
  43. Nata e Kadrit është nata më me vlerë në jetën e muslimanit, dihet se për këtë natë kemi sure të veqantë që quhet sureja El-Kadr, në gjuhën arabe emri i kësaj sureje përbëhet prej 5 bashkëtingëlloreve.
  44. Sureja El-Kadr një ndër suret më madhështore në Kuran ka 5 ajete.
  45. Sureja El-Kadr që ka 5 ajete, ajeti i parë dhe i pestë i kësaj sureje përbëhet prej    5 fjalëve, dhe të gjitha ajetet e saj përfundojnë më shkronjën R.
  46. Sureja El-Kadr përfundon me fjalën Fexhr, e sureja Fexhr fillon me fjalën Fexhr, dhe në këtë sure janë 5 ajete që përfundojnë me shkronjën R.
  47. Sureja El-Kadr që ka 5 ajete , pasiqë ajeti i 5-të ka 5 fjalë përfundon më fjalën Fexhr, kjo fjalë në gjuhën arabe përbëhet prej 5 bashkëtingëlloreve.
  48. Sureja e mesme e Kuranit është Kehfi ku gjendet edhe fjala e mesme e Kuranit    në te, njëkohësisht emri i kësaj sureje përbëhet prej 5 shkronjave.
  49. Ajeti më madhështor i Kuranit është ajeti Kursij, ky është ajeti i 255-të i sures Bekare. E cekëm këtë ajet sepse në te përmenden 5 emra të bukur të Zotit si: Allah, El-Hajj (i Gjalli), El-Kajjum (i Përjetshmi), El-Alijj (i Larti) dhe El-Adhim (Madhështori, i Madhi).
  50. Ajeti Kursij përbëhet prej 50 fjalëve (5+0=5) pra lidhet me numrin 5.
  51. Ajeti Kursij përbëhet prej 185 shkronjave (1+8+5=14 ? 1+4=5) gjithashtu lidhet me numrin 5.
  52. Në Kuranin Fisnik 5 suret e fundit gjithsej kanë 23 ajete (2+3=5), konkretisht suret: Nasr ka 3 ajete, Mesed ka 5 ajete, Ihlas ka 4 ajete, Felek ka 5 ajete dhe Nas ka 6 ajete. Matematikisht (3+5+4+5+6=23 ? 2+3=5).
  53. Në Kuranin Fisnik kemi veq një rast kur një fjalë është përsëritur hy derë rresht, kjo ka ndodhur në ajetin 36 të sures Muminun. Kjo fjalë është “hejhate”-(sa larg) që në gjuhën arabe përbëhet prej 5 shkronjave.
  54. Në Kuranin Fisnik fjala “sunet” është përmendur 5 (pesë) herë, në suret: Enfal 38, Fatir 43(tri herë), dhe Gafir 85.
  55. Dy gratë më të përmendura të Muhamedit a.s, Ajsheja r.a dhe Hatixheja r.a emrat e tyre në gjuhën arabe përbëhen prej 5 shkronjave, bile edhe emri i vajzës më të përmendur të Muhamedit a.s Fatimes në gjuhën arabe përbëhet prej 5 shkronjave.

 

Në këtë shkrim paraqitem 55 përputhshmëri dhe lidhshmëri në aspekte të ndryshme të Muhamedit a.s me numrin 5, pra edhe një herë themi se kjo lidhshmëri matematikore është përputhshmëri hyjnore. E falenderojmë Zotin që jemi myslimanë.

 

 

Këtë shkrim e përgatiti

Hoxhë Florim Mellova

Imam në xhamin “Hadum Aga” Gjakovë

08.11.2012 Gjakovë

TË NGJAJSHME