750 persona kontrollojnë falas zemrën në Spitalin Medicine

Oferta për kontroll falas të zemrës, oferta e vetme e këtij lloji në Kosovë, duket se ka mbushur sallat e Spitalit Medicine. Në Kosovë, është hera e parë që një Spital privat ka bërë një ofertë të tillë andaj edhe në ditët e para të shpalljes të gjitha terminet janë rezervuar. Në fund, rreth 750 persona iu nënshtruan kontrolleve falas të zemrës.

Me të ndëgjuar shumë qytetarë ia mësynë dyerve të Spitalit Medicine për të shfrytëzuar ofertën për kontroll falas të zemrës, dhuratë e këtij Spitali për qytetarët e Kosovës për festat e fundvitit. Terminet tani më janë plotësuar ndërkaq oferta ishte e hapur për persona të moshës mbi 40 vjeçare dhe përfshinte vizitën tek kardiologu, analizat laboratorike, EKG, echo dhe ergometri. Kontrollet falas vazhduan deri më 26 dhjetor, ashtu siç ishte e paraparë me ofertë.

Në mesin e shumë të pranishmëve në sallën e pritjes në Spitalin Medicine është edhe 62 vjeçari Naim Berisha i cili me padurim pret të bëjë kontrollin falas të zemrës, ofertë kjo e Spitalit Medicine për qytetarët me qëllim të fillimit të një viti të shëndetshëm.
“Shpeshherë jam përballë me shtrengime. Të gjithë në familje më udhëzonin të bëja një kontrollë të zemrës por fatkeqësisht për shkak të kushteve materiale një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur deri më tani. E shfrytëzova ofertën dhe në ditët e para caktova terminin.”, tregon Naimi duke shpresuar që gjendja nuk është alarmante.

Zemrgjerë si askush më parë, Spitali Medicine hapi dyert duke ofruar kontrollim falas të zemrës për afër 750 të interesuarit e parë e që paraprakisht kanë caktuar terminet. Këtyre ditëve në Spital është punuar edhe gjatë orëve të mbrëmjes por edhe gjatë festës, me të vetmin qëllim që të gjitha rastet e paralajmëruara dhe të gjitha terminet të respektohen.

“Kemi kontrolluar mbi 750 persona. Këto katër ditë ne kemi arritur të kemi numër rekord të kontrolleve. Të gjithë kemi punuar me orar të zgjatur dhe me përkushtim maksimal me qëllim që të trajtojme dhe kontrollojmë sa më shumë persona brenda ofertës dhe pa pagesë.”, deklaron Doc. Dr. Mahmut Cakmak nga Spitali Medicine, doktori i njohur ndërkombëtarë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Spitali Medicine, i pari dhe i vetmi në Kosovë me kirurgji të zemrës 24h, personel të specializuar ndërkombëtarë dhe i pajisur me teknologji të avancuar për intervenimet kirurgjikale ofron edhe shërbime të lëmive tjera profesionale shëndetësore në Kosovë.