Rtv Pendimi

8 shenjat që tregojnë problemet me shëndetin përmes syve tuaj

Një thënien e vjetër thotë se sytë janë dritaret e shpirtit. Sot ne e dimë që sytë mund të tregojnë shumë për gjendjen tonë shëndetësore.

-Byc i përhershëm

 

Nëse keni patur ndonjëherë një byc, ju e dini mirë dhimbjen dhe acarimin që shkakton. Një gungë në qepallë shfaqet për shkak të një gjëndre dhjamore të bllokuar që zakonisht zhduket brenda disa orësh, por ka raste kur ajo qëndron gjatë dhe shkakton vështirësi serioze. Nëse ju ndodh kjo, atëherë duhet patjetër të kryeni një vizitë tek mjeku.

-Humbja e vetullave

Ka shumë arsye për humbjen e vetullave: plakja, stresi apo mungesa e lëndëve ushqyese. Alopecia areta mund të jetë një tjetër arsye, pacaka se efektet e saj mund të ndikojnë në më shumë se 0.1% të popullsisë. Një arsye më bindëse për humbjen e vetullave është një mungesë akute e hormoneve tiroide që në raste ekstreme mund të çojë në humbjen e flokëve.

-Shikim i turbullt

 

Shumë prej nesh shpenzojnë shumë orë në kompjuter, në shtëpi apo në punë , çka shkakton djegie të syve apo shikim të turbullt. Në ditët e stome kjo situatë ndodh aq shpesh, sa në praktikën mjekësore njihet me termin “Tendosja dixhitale e syrit” ose “ Sindroma e syrit të thatë”. Nëse i keni këto shqetësime duhet të konsultoheni me mjekun.

-Spote të verbra

Është gjithmonë e frikshme të shikosh pulla të verbra. Kjo mund të jetë një shenjë e migrenës, që zakonisht shoqërohet edhe me dhimbje koke. Simptoma të tilla nuk duhen neglizhuar.

-Sy të fryrë

 

Na ndodh shpesh që të fërkomë sytë apo t’i lëvizim shpesh qepallat derisa pamja jonë qartësohet përsëri. Por nëse vazhdimisht ndjeni një lloj zgjerimi apo fryrje të syve, kjo mund të jetë simptomë e sëmundjes tiroide të syve. Kjo do të thotë që tiroidja juaj është tepër aktive. Vështirësitë në mbylljen e syve janë një ndër simptomat që tregojnë fryrjen e syve. Thërrisni mjekun menjëherë.

-Sy të verdhë

Çdo ditë ne shpenzojmë kohë duke u parë në pasqyrë, kështu që është e pamundur të mos e vëmë re këtë problem. Të rriturit dhe të sapolindurit me mëlçi të pazhvilluar mund të përballen me verdhëzën. Ajo gjithashtu mund të jetë e lidhur me gjendjen e tëmthit apo kanalet biliare.

-Vështrim i mjegullt

Njerëzit me diabet duhet të kenë vëmendje të veçantë për shëndetin e tyre dhe shikimi është një nga gjërat që duhet të kenë kujdes. Një problem i tillë është Diabetic retinopathy, një gjendje shkaktuar nga dëmtimi i enëve të gjakut në indet e retinës. Kjo mund të jetë arsyeja e shikimit të mjegullt.

-Shikim i dëmtuar ose humbje e shikimit

Çdo ndryshim i shikimit është një alarm që kërkon përgjigje të menjëhershme. Nëse vini re dëmtime në shikimin tuaj papritur, të mjegullt apo të zhdukur në një moment, kërkoni ndihmë menjëherë sepse këto janë shenjat e para të një goditjeje. /face-day.com/

TË NGJAJSHME