DISPOZITA E SHIKIMIT DHE KONTROLLIMIT TË PJESËVE TË AVRETIT TÊ FEMRËS NGA ANA E MJEKUT

DISPOZITA E SHIKIMIT DHE KONTROLLIMIT TË PJESËVE TË AVRETIT TÊ FEMRËS NGA ANA E MJEKUT!

Pyetje:
Unë jam martuar para pesë viteve dhe kam problem nganjëher me ejakulimin e spermës(andaj edhe nuk posedojë fëmijë).
Vendosëm me gruan time të shkojmë tek mjeku për t’u kontrolluar së pari unë.
Mjeku më kontrolloi dhe rezultatet dolën të sukseshme(të mira), rezultatet treguan se jam i aftë për kontaktë intim, ejakulim(dmth nuk jam steril).
Mbetet çështja tek gruaja ime, a hy në mëkat nëse e dërgojë tek mjeku që ta kontrrollojë ashtu siç më kontrolloi mua(duke ia shpalosur mjeku avretin gruas sime për kontrollë)!?

Përgjigje:
Nuk i lejohet mjekut t’i kontrollojë femrat dhe t’ia shpalos avretin(pjesët e turpshme të trupit) gruasë, përpos në raste të jashtëzakonshme në të cilat nuk ka rrugëdalje tjetër.

Mirëpo, ju duhet ta shtyeni kontrollën e gruas suaj deri të gjeni ndonjë mjeke femër, e cila posedon njohuri në lidhje me problemin e lartëpërmendur, dhe nuk ka dyshim se të tilla femra(mjeke) kemi mjaft në ditët e sotit.

Shejh Ibn Xhibrini, Allahu e mëshiroftë.
Emri i tij i plotë:
Abdullah ibn Abdurrahman el Xhibrin.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani