Cila është dispozita e leximit të revistave në të cilat gjenden foto të femrave të zbuluara dhe të zbukuruara!?

DIZPOZITA E LEXIMIT TË REVISTAVE TË CILAT PËRMBAJNË FOTO TË FEMRAVE!

Pyetje:
Cila është dispozita e leximit të revistave në të cilat gjenden foto të femrave të zbuluara dhe të zbukuruara!?

Përgjigje:
E këshilloj çdo musliman që të largohet nga shkaqet të cilat e shpiejnë atë drejtë fitneve të ndryshme.
Duhet që të kujdeset muslimani për ruajtjen e fesë së tij, ngase kjo është gjëja më e shtrenjtë e tij.

Nuk ka dyshim se shikimi në ato revista, në të cilat gjenden foto të femrave të zbukurara, është njëra nga shkaqet kryesore të cilat e shpiejn atë drejtë shthurjes morale.

Shikimi i fotove të tilla ngjallë interesim tek muslimani që t’i afrohet haramit në çfarëdo lloj metode të mundshme, qoftë marrja e numrit të telefonit të atyre femrave, interesimi dhe mendimi për to, etj.

Dhe në fund!

Këto pak fjalë dhe kêshilla që i ceka, janë për muslimanin i cili i pranon këshillat, muslimanin i cili tregohet i kujdesshëm dhe e ruanë fenë e tij dhe muslimanin i cili largohet nga çdo gjë e cila shpie drejtë njëllosjes dhe prishjes së moralit të tij.

Shejh Ibn Xhibrini, rahimehullah.

Nga arabishtja:
Suad B. Shabani
15.03.2015