1. Qëndroni pozitiv
Pozitiviteti mund të shëroje jetën tuaj. Ajo mund të beje te shndrisë një ditë te erret, t’ju bëjë të ndjeheni mirë dhe të dukeni mirë. Mund t’ju ndihmojë të bëni me shume miq dhe të jeni më te suksesshëm në punë. Pozitiviteti mund tju ndihmojë të qëndroni të shëndetshëm dhe të arsyeshëm. Njerëzit pozitivë kanë më shumë vullnet për të arritur qëllimet e tyre. Nëse nuk keni vullnet, filloni me kultivimin e një qëndrimi pozitiv. Mësoni se si të qeshni në një situatë të pakendshme, përballuani me çdo situatë të vështirë, rezistoni ndaj tundimeve dhe kaloni një ditë të keqe me buzëqeshje në fytyrën tuaj.
2. Hani shëndetshëm
Një plan i shëndetshëm ushqimi është çelësi për një shëndet më të mirë, nivele te larta të energjisë, më shumë vullnet dhe jetë më të gjatë. Ushqimi i shëndetshëm në mëngjes ndihmon të mbani peshën tuaj nën kontroll, të rrisni nivelin tuaj të energjisë dhe të trajtoni problemet e ditës më lehtë dhe më shpejtë. Kur ju të paktën jeni plot energji, ju jeni më të sigurt dhe të suksesshëm. Për më tepër, është e rëndësishme që të pini ujë mjaftueshëm për të qëndruar te hidratuar.
3. Qëndroni aktiv
Thyeni zakonin për të shpenzuar fundjavat tuaja përpara televizorit ose laptop-it. Çohuni dhe shkoni për një shëtitje, ose vrap, ose një xhiro me biçikletë. Filloni duke u kujdesur për kopshtin tuaj (nëse keni një), të mbani shtëpinë tuaj të pastër, te ndihmoni njerëz te tjerë, dhe te luani me kafshët tuaja shtëpiake (nëse keni). Merrni shkallët në vend të ashensorit. Çfarëdo që ju vendosni të bëni, sigurohuni që nuk do e kaloni ditën apo mbrëmjen tuaj shtrirë në shtrat. Ju keni një vullnet për të qëndruar aktiv gjatë gjithë ditës. Vetëm ndiqni një dietë të shëndetshme për të rritur energjinë trupore, qëndroni pozitiv për të përmirësuar humorin, dhe besoni tek vetja juaj.
4. Largoni njëherë e mire zilinë dhe xhelozinë
Njerëzit të cilët nuk kanë besim dhe vullnet priren të jenë xheloz dhe ziliqar për çka njerëzit e tjerë kanë. Largoni zilinë dhe xhelozinë për të gjetur më shumë vullnet për të jetuar jetën tuaj. Studimet tregojnë se zilia dhe xhelozia mund të prishin edhe jetën e njerëzve më të suksesshëm. Këto ndjenja ju ndalojnë nga të qenit produktiv, te lumtur, dhe të sigurt. Zilia dhe xhelozia gjithashtu mund të çojnë në një numër sëmundjesh te ndryshme, duke përfshirë ankthin dhe depresionin.
5. Ndaloni se krahasuari veten me të tjerët
Vetëm për shkak se shoku juaj ka më shumë vullnet për të bërë diçka nuk do të thotë se ai është më i mirë apo më i fortë se ju. Ju mund te keni me shume vullnet se ai person por fillimisht duhet ta zbuloni atë vullnet. Është normale për të gjetur një rol model dhe te kopjoni disa nga tiparet e tyre, por mos jetoni jetën e dikujt tjetër, jetoni jetën tuaj. Bëhuni vetvetja, jini krenar se kush jeni dhe dashuroni veten.
6. Reduktoni nivelin tuaj te stresit
Pothuajse te gjithë ne e dimë se sa efekte negative shkakton stresi në shëndetin tonë dhe mirëqenien e përgjithshme. Është shume e rëndësishme për të mbajtur nivelin e stresit tuaj nën kontroll. Është normale të ndjeheni të stresuar ne disa momente te caktuara, por nëse juve ju duhet të merreni me stresin çdo ditë, ju duhet të mësoni se si të luftoni atë. Dilni për një shëtitje, merrni frymë thellë dhe gëzojuni natyrës. Kjo është një nga mënyrat më efektive për të reduktuar nivelin e stresit.
7. Lexoni libra motivues
Librat na ndihmojnë të ndjehemi më mirë, të jetojmë më mirë dhe gjithashtu na ndihmojnë të shpëtojmë nga realiteti për një kohë te shkurtër. Ju gjithashtu mund të gjeni një zgjidhje për problemet tuaja në libra. Lexoni disa faqe të një libri motivues çdo ditë për të rritur vullnetin tuaj dhe për të përmirësuar jetën tuaj. Shmangni leximin online. Nëse nuk ju pëlqen leximi ose në qoftë se ju nuk mund të lexoni në shtëpi, bëjeni zakon të shkoni në bibliotekën tuaj lokale çdo ditë për të lexuar librin tuaj të preferuar. Askush nuk do t’ju shqetësojë, që do të thotë se do të lexoni më shumë faqe. Biblioteka është zgjidhja më e mirë pasi nuk ka shpërqendrime.
8. Mbusheni zemrën tuaj me dashuri
Nuk behet fjale vetëm për një lidhje dashurore. Nëse ju nuk keni një partner, kjo nuk do të thotë se ju nuk doni askend. Ju doni njerëz dhe gjëra. Shkruani listën e njerëzve dhe gjërave që ju dashuroni në jetë dhe ju do të shihni se sa shume jeta juaj është e mbushur me dashuri; ju thjesht nuk e kuptoni. Dashuria juaj për prindërit, miqtë, kafshët, natyrën, vendin, qytetin, punën, etj. Mbushni zemrën me dashuri dhe kjo do t’ju ndihmojë të kapërceni ndonjë pengesë, sfide dhe vështirësi./kohaislame