Kjo për shkak se me kalimin e viteve indet dhe muskujt në këtë zonë dobësohen. Megjithatë ka dhe arsye të tjera pse ato shfaqen. Midis tyre përmendim ,qarkullimin e dobët të gjakut, mungesën e gjumit dhe alergjitë. Ndiqni këto këshilla për tu çliruar prej tyre në mënyrë natyrale.
1. Bustinat me çaj të ftohtë
Bëni kompresa më bustina çaji jeshil, të zi ose kamomil për të qetësuar sytë tuaj. Më tej akoma përmbajtja antiflamatore e këtyre lloje çajrave bëjnë që qeskat poshtë syve të zhduken. Vendosni ujë të ftohtë në një filxhan dhe zhysni brenda bustinat e çajit. Shtrydhini dhe më pas vendosni mbi sytë e mbyllur. Lërini aty derisa ato të marrin temperaturë normale dhe më pas hiqini duke rivendosur sërish të tjera. Përsëriteni këtë për rreth gjysmë ore.
2. Kastraveci
Kjo perime ndihmon në eliminimin e likuideve të qeskave poshtë syve. Gjithashtu është shumë efektive për qeskat e syve që shfaqen si shkak i alergjive. Vetitë e saj bëjnë që të ngushtohen enët e gjakut duke hequr inflamacionin. Vendosni nga një fetat e kastravecit në secilin sy. Lërini sipër syve tuaj për rreth 15 minuta.
3. Uji i ftohtë
Ndonjëherë ju nevojitet ujë i ftohtë për qeskat e formuara nga mos qarkullimi i mirë në fytyrën tuaj. Lajeni mirë fytyrën tuaj me ujë të ftohtë për të stimuluar qarkullimin. Kjo bën që inflamacioni të reduktohet brenda disa minutave. Nëse dëshironi mund të shtoni dhe akull por duke pasur parasysh që nuk duhet të aplikoni të ftohtë për më shumë se disa sekonda. Një tjetër opsion është dhe të lagni një pëlhurë me ujë të ftohtë dhe ta vendosni poshtë syve.
4. Masazhoni zonën poshtë syve
Me mollëzat e gishtave masazhoni zonën poshtë syve mbi qeskat e formuara. Kjo ju ndihmon të thani lëngun por kini kujdes mos ushtroni shumë presion mbi to. Lëvizni gishtin tuaj në një hark nga jashtë brenda duke e përsëritur këtë veprimin 10-15 herë gjithmonë duke pasur kujdes mos ushtroni shumë presion. Më pas bëni të njëjtin gjë dhe në syrin tjetër. Bëjini këto masazhe çdo mëngjes para se të ngriheni nga krevati.
5. Qëndroni të hidratuar
Kur trupi juaj nuk merr sasinë e ujit që i nevojitet, akumulohet në disa zona. E njëjta gjë ndodh dhe poshtë syve. Konsumoni sa më shumë lëngje gjatë ditës për të evituar inflamacionin. Për të njëjtën arsye do ju ndihmojë të reduktoni konsumimin ditor të kripës i inkorporuar në dietën tuaj si shalqi, rrush, kastravec.
6. Flini mirë
Duke qenë se mungesa e gjumit është një nga faktorët që shkakton shfaqjen e qeskave poshtë syve. Është e rëndësishme të flini 7 ose 8 orë në ditë. Pushoni me kokën të vendosur më lart se trupi.
kohaislame