S’KA KUSH E NDALON SHAMINE

S’ka forcë e përtej force,
individ e përtej individi,
qeveri e përtej qeverie,
dreq e përtej dreqi,
përbindësh e përtej përbindëshi,
budalla e përtej budallai,
urrejtës e përtej urrejtësi,
shizofren e përtej shizofreni,
psikopat e përtej psikopati,
komunist e përtej komunisti,
ateist e përtej ateisti,
laik e përtej laiku,
demokrat e përtej demokrati…
me nje fjalë;
asgjë në këtë botë nuk egziston,
bartjen e shamisë t’a ndalon.
 
Atje ku egziston demokracia reale,
atje ku s’është mbajtur kurrë shamia,
ajo bartet në ç’do institucion.
sepse është e drejtë individuale
e kush se ndalon.
 
Ditët e fundit një zë i mekur,
kundërmon hapsirën shqiptare,
zë i ngritur kundër shamisë nga një person,
fizikisht dhe mentalisht,
sheshelin serb ngjason.
 
Xhemil Sadiku
 (gusht 2013)