Samsung sot ka njoftuar për fillimin e fushatës për para-porositë e modeleve të reja të telefonave të saj, Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge.
Operatorët e zgjedhur mobil por edhe rrjete të caktuara të shitjes me pakicë do të fillojnë me pranimin e para-porosive të telefonave duke filluar nga dita e premte.
Përkatësisht do të jenë Vodafone, Three, O2 dhe EE që do të nisin me marrjen e porosive për dyshen e linjës Galaxy S6, ndërsa përveç tyre do të jetë edhe Carphone Warehouse dhe Samsung.com, prej nga telefonat mund të porositen.
Çmimet e tyre ende nuk janë bërë të ditura.
Të dy modelet do të jenë në dispozicion në versionet me 32, 64 dhe 128GB memorie të brendshme në disa ngjyra të ndryshme.
Të gjithë ata që i bëjnë para-porositë e tyre nga 20 marsi ose më vonë, telefonat e tyre do ti marrin më 9 prill. Galaxy S6 dhe S6 Edge do të debutojnë në treg më 10 prill, dhe më pas do të shiten në pika të shumta të shitjeve nëpër Mbretërinë e Bashkuar, dhe në vendet tjera të Evropës. (Telegrafi)