Të rrish ulur për 8 orë në ditë mund t’iu shkaktojë probleme tëzemrës apo edhe infarkt.
Stili jonë i jetës sedentare është tejet i dëmshëm për shëndetin dhe as ushtrimet apo gjimnastika nuk na ndihmon dot.
Në një studim të bërë në 2 mijë e 31 persona të moshës 50-vjeçare u vu re që qëndrimi ulur shkakton dëme të pariparueshme.
Çdo orë që rrinë ulur shton me 14 përqind mundësinë që të goditemi nga sëmundjet e zemrës.
Por edhe palestra nuk ndihmon aq sa duhet pasi një orë palestër në ditë zhbëhet nga disa orë qëndrim ulur në punë.
Studimi i bërë nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në San Diego, Kaliforni i shtohet studimeve të mëparshme mbi dëmet që shkakton jetesa sedentare.
Qëndroni sa më pak të jetë e mundur ulur dhe ecni sa më shumë, madje mundësisht shkoni në këmbë në punë çdo ditë./Mesazhi