Pas përdorimit të armëve kimike në Siri ku gjetën vdekjen mbi 1500 vetë, po përjetohen ngjarje interesante dhe të dhimbshme. Përdorimi i armëve kimike që sipas normave ndërkombëtare quhet si një krim njerëzor, po përballet me një heshtje dhe mungesë dhembshurie. Ndërkohë që shoqëria ndërkombëtare pritet që t’i kundërvihet ashpër nga ana ligjore dhe morale kësaj situate, po shihet se reagimet janë vetëm sa për sy e faqe.
OKB-ja dhe anëtaret e saj që kanë për detyrë vendosjen e sigurimit dhe të paqes ndërkombëtare, janë në pasivitet të plotë.
Po t’i hedhim një sy reagimeve kundër përdorimit të armëve kimike, do vëmë re disa kontradikta. Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ndërkohë që duhet të merrte masa të shpejta kundra shtazërisë së treguar, u mjaftua vetëm me dërgimin në Siri të një grupi hetimesh. Dhe megjithëse kanë kaluar dy javë nga ngjarja, nga OKB-ja ende nuk ka ndonjë përfundim. Nga ana tjetër anëtarët e OKB-së që kanë të drejtën e vetos, ndaj kësaj shtazërie u mjaftuan vetëm me dënimin e saj duke shprehur edhe dhembshurinë e tyre. Ashtu siç pritej, Rusia me Kinën u bënë pengesë edhe njëherë që të merreshin masa të rrepta ndaj udhëheqjes së Esadit.
Në veçanti Rusia deklaroi se duhet vërtetuar me fakte të pakundërshtueshme se nga kush u përdorën këto arme kimike. Edhe pse mund të quhet si e drejtë kjo pikëpamje e Rusisë, por që të pengohet mendimi se këtë masakër shtazarake e ka bërë udhëheqja e Esadit, kjo deklaratë ishte me paragjykim dhe e gabuar. Qeveria Angleze pavarësisht se ishte e mendimit se armët kimike i ka përdorur udhëheqja e Esadit, Dhoma e Komunëve në Angli e refuzoi kërkimin e lejes nga ana e Kameronit për përdorimin e forcave ushtarake. Kështu që Anglia përballë masakrave shtazarake në Siri u tërhoq mënjanë.
Udhëheqja e Obamas në etapë të parë reagoi ashpër kundër kësaj shtazërie kimike duke i kaluar në gjendje lufte aeroplanmbajtëset e saj në atë rajon. Ajo foli për një ndërhyrje ushtarake por më pas u tërhoq. Obama nga ana tjetër bëri të ditur se: për të mbrojtur normat ndërkombëtare duhet bërë patjetër ndërhyrje ushtarake ndaj Sirisë; dhe deklaroi se kjo mund të realizohet vetëm pas vendimit që do të marrë Kongresi Amerikan. Pas kësaj Franca si vendi i fundit që ka të drejtën e vetos në OKB në deklaratën që bëri shpalli se unë nuk mund të ndërhyj e vetme kundër Sirisë.
Ndërkohë që të pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje, bënë një lëvizje kaq pasive dhe kontradiktore, ishte e pamundur që anëtarët e tjerë ta ngrinin fuqishëm zërin, madje edhe sikur ta ngrinin nuk do të bënin gjë.
Midis anëtareve të OKB-së reagimin më të ashpër dhe më të qëndrueshëm kundra përdorimit të armëve kimike e bëri Turqia. Qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim si dhe Këshilli i Sigurimit Kombëtar e deklaruan përgjigjen që i duhej dhënë kësaj shtazërie.
Lufta civile dhe krimi shtazarak që shkaktoi përdorimi i armëve kimike në Siri nxorën një tablo që e bën botën njerëzore dhe vlerat e saja të mendohen mirë. Ndërsa Shoqëria Ndërkombëtare kur ishte fjala për sigurinë e Izraelit apo në vitin 1990 kundër agresivitetit të Saddam Hyseinit, i mori menjëherë masat e rrepta, tani në Siri vazhdon të qëndrojë e heshtur. Shkaku i këtij qëndrimi inert mund të shpjegohet por ai është i papranueshëm. Përse shoqëria ndërkombëtare ndjek një qëndrim të tillë të një standardi të dyfishtë?
Përgjigja e thjeshtë e kësaj sjelljeje është se në fakt shoqëria ndërkombëtare nuk lëviz sipas vlerave morale dhe shpirtërore por vetëm sipas interesave të saja dhe llogarive të ekuilibrit. Të diskutohet se “kush i përdori” armët kimike në Siri, në një kohë që gjithçka është e qartë kjo na duket një gjendje e pamoralshme. Na duket një gjendje e ngjashme me atë sikur të pyesësh se “kush e vrau këtë njeri?” në një kohë që pranë tij qëndron një njeri me armë .Pra të gjithë e dinë se kush është vrasësi por disa për shkaqe interesash tërhiqen të thonë të vërtetën, ka dyshime se kush mund të jetë katili. Në këtë gjendje a nuk duhet të fillohen hetimet nga personi që mban armën në duar?
Pra Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhej të mblidhej urgjentisht dhe të merrte një vendim mbi Sirinë, ose të paktën që hetimet të bëheshin të lira, të merrte masa kundër udhëheqjes së Esadit. Por të gjitha këto nuk u bënë dhe procesi i hetimeve vazhdoi në një atmosferë diskutimesh, kështu që reagimet ndërkombëtare vazhduan. Kjo gjendje tregon se nën çatinë e OKB-së nuk ekziston një shoqëri ndërkombëtare. Ose të paktën aktorët e kësaj shoqërie nuk sillen në mbështetje të vlerave morale dhe njerëzore, por tërësisht sipas interesave të tyre. Një kallaballëk që lëviz vetëm sipas interesave të veta dhe që nuk ka vlera njerëzore nuk mund të jetë një shoqëri. Shekuj përpara, Thomas Hobbes pati thënë për gjendjen ku secili sillet sipas interesave të veta se kemi të bëjmë me një “gjendje në natyrë / me ligjin e xhunglës”. Dhe mos ekzistenca e një shoqërie të vërtetë ndërkombëtare në çështjen e Sirisë përbën një problem serioz. Sepse në një botë ku marrëdhëniet ndërkombëtare lëvizin vetëm sipas interesave të veta nuk mund t’i bëhet ballë si anarkisë ashtu edhe dhunës, masakrave dhe shtazërive të këtij lloji . Është për të ardhur keq që njerëzimi në lidhje me problemin Sirian akoma sillet sipas ligjit të xhunglës. Kjo gjendje tregon se vlerat universale që përbëjnë qytetërimin njerëzor, kanë marrë fund dhe se në të ardhmen njerizimi nuk do t’i bëjë ballë shtazërive akoma më të mëdha. Pra kemi të bëjmë me një zmbrapsje të vlerave njerëzore.
Së fundi duhet të themi se shtazëria në Siri tregoi se anëtarët themelues të OKB-së SHBA-ja me Anglinë nuk janë të një mendimi. Pra sjellja e paqëndrueshme e këtyre dy vendeve kundër shtazërisë në Siri i ka tronditur edhe njëherë themelet e OKB-së. Ashtu siç thoshte një gazetë angleze që marrëdhëniet e veçanta historike midis SHBA-së dhe Anglisë “kanë vdekur”. Dhe në qoftë se kemi të bëjmë me të vdekur atëherë duhet menduar patjetër për trashëgiminë e këtyre të vdekurve. Trashëgimia më e rëndësishme që ka mbetur prapa nga marrëdhëniet e veçanta midis SHBA-së dhe Anglisë është organizata e OKB-së për të cilën aktorët ndërkombëtarë duhet të mendohen se si mund ta rinovojnë atë, afati i së cilës ka mbaruar.
Prof. Dr. Ramazan Gözen ,Pedagog në Katedrën për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Jëlldërëm Bajazit të Abantit