Facebook e ka prezantuar platformën e saj të re për Facebook Messenger në konferencën e saj të njohur si F8. Rrjeti social do t’i lejojë zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione që mund të integrohen në Messenger.
Facebook ka qenë duke punuar me rreth 40 zhvillues për lansimin e platformës së tyre të re për Facebook Messenger dhe tani rrjeti social do të pranojë aplikacione nga të gjithë zhvilluesit, për pasurimin e kësaj platforme të re.
Platforma e Messenger mund të shfaq opsionin që e lejon një person të instalojë aplikacione nga brenda Messenger, ose të përgjigjet duke përdorur përmbajtje nga aplikacioni. Nëse personi që merr mesazhin nuk e ka tashmë aplikacionin e instaluar, ata mund të shtypin butonin ‘Instalo’ që do të marrë atë direkt nga dyqani i aplikacioneve për të filluar përdorimin e aplikacionit. Kjo do të thotë që njerëzit mund të zbulojnë aplikacione të rekomanduara nga miqtë e tyre, natyrisht përmes bisedave të tyre, thuhet në njoftimin e Facebook.
Më shumë informacione për risitë që do ti sjell Facebook në Messenger mund të merren këtu. (Telegrafi)