Me siguri se të gjithë i kujtojmë ditët kur flitej për iPhone 6 Plus, dhe se si fableti i parë i Apple mund të lakohej shumë lehtë nëse mbahej në xhep kur ulemi, dhe se si deformohej shpejtë për tu bërë i papërdorshëm.
Tani një fat të tillë besohet se e ka edhe telefoni më i ri i Samsung, Galaxy S6 Edge për të cilin thuhet se po përballet me probleme të ngjashme.
Samsung, Galaxy S6 Edge është vënë në test të njëjtë sikurse iPhone 6 Plus, dhe nëse mbi të ushtrohet presion i njëjtë edhe telefoni më i ri i Samsung do të lakohet, për tu deformuar njëjtë sikurse rivali i tij që vjen nga Apple.
Testet janë kryer nga kompania e sigurimeve SquareTrade, e cila në testim ka përfshirë telefonat nga Samsung, HTC dhe Apple.
Asnjëra nga pajisjet e testuara nuk i kanë mbijetuar presionit, por megjithatë S6 i Samsung dhe iPhone i Apple performuan më mirë sesa telefoni i ri i HTC, One M9.
Në fakt, telefoni i HTC kishte pësuar më së shumti dëmtime dhe ishte tërësisht i papërdorshëm pas një lakimi të vogël. (Telegrafi)