Me leni ju lutem të qetë
Me leni të jetoj në paqe?
sepse edhe pak më ka mbetur në ketë jetë
Zemra shumë rënkon, dhe nga ju kërkon,
që ti fshini ata lot në sy,
të qani nuk dua t’ju shoh
Forcat për të jetuar mbaruan
Dhe shpresa për lumturi u shkatërrua
çdo gjë u shua
Zemra rrahjet e saj po i ngadalëson
vitet më ikën, u larguan
gjithçka tek unë tani u shua
Po vi tek Ti…
Tek Ti që me ke krijuar
U zhduken ditët e shkuara
u harruan të përjetuarat
u treten se bashku me lot,
ikën shumë larg, me vrap vrapuan
Gjithçka qe kisha, në ketë botë u shua
Tani po vijë tek Ti
Tek Ti që më ke krijuar
Ku është lumturia, gëzimi dhe dashuria?
përse nuk vinë me mua, ikën dhe më lan të vetmuar
Po iki nga kjo jetë
Këtu tani asgjë s’më ka mbet
U mbyllen dyert e jetesës
Lutem që tani të hapen dyert e lumturisë
Lumturisë dhe gëzimit
Gëzimi që gjithë jetën e kam dëshiruar
të shikoj në nurin Tënd Ja rabi
Allah Ti je dritë e qiejve dhe e Tokës.
En-Nur – Dritëdhënësi, je vetëm Ti
Të takoj profetin tim që shumë e dua
Të pushoj në Xhenetin Tënd që për të devotshmit e ke krijuar
Më ndihmo o Allah që ky shpirti im të del nga trupi im
me lehtësi, me fe dhe besim të plot ja Rrahma