Organizmit i nevojitet një mesatare rreth dy litra ujë në ditë.
Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit, pasi mungesa e tij mund të shkaktojë një varg të problemeve shëndetësore, shkruan gazeta “Zëri”.
Konsumimi i rregullt i sasisë së rekomanduar të ujit zvogëlon rrezikun e gurëve në veshka, kancerit të zorrës së trashë, kancerit të fshikëzës dhe sulmit në zemër.
Mungesa e ujit ngadalëson metabolizmin
Sa më i mirë i hidratuar të jetë organizmi, po ashtu edhe metabolizmi përshpejtohet, konfirmoi studimi i shkencëtarit amerikan Dr. Howard Murad, në librin, “The Water Sekret”.
Kjo gjithashtu do të thotë se mungesa e ujit në trup ngadalëson metabolizmin dhe promovon shtimin në peshë.
Dobësohet fuqia e përqendrimit
Përveç se ngadalëson metabolizmin, mungesa e ujit ndikon edhe në tru. Një studim i Kolegjit Mbretëror në Londër konfirmoi se truri i adoleshentëve të dehidratuar reduktohet përkohësisht, duke dobësuar përqendrimin.
Kjo gjendje iu mori atyre më shumë kohë për të zgjidhur detyra të caktuara sesa të rinjve që pinin ujë të mjaftueshëm.
Inkurajon stërngopjen
Dehidratim i butë ose mungesa e lëngjeve në trup mund të nxitë dëshirën për ushqim.
Studimet konfirmuan se njerëzit që kanë pirë para racioneve dy gota ujë, kanë ngrënë 75-90 kalori më pak sesa ata që nuk kanë konsumuar ujë para drekës ose darkës.
Gjatë një periudhe prej tre muajsh, njerëzit që kishin pirë ujë para ngrënies janë dobësuar 2,5 kg më shumë se ata që nuk pinin ujë.
Mungesa e ujit në trup promovon formimin e rrudhave
Mungesa e ujit në trup e thanë lëkurën, promovon plasaritje dhe formimin e rrudhave.
Lëkurës së dehidratuar përveç ujit i ndihmojnë edhe kremrat hidratues, duke parandaluar humbjen e lagështisë. /ZËRI/