Thanë: Ku do të banosh?
U përgjigja: Në çdo vend ku jetoj me të, për mua është Xhenet, edhe nëse jetoj në shtëpi nga balta!
Thanë: Çka posedon ai, çfarë pasurie ka?
U përgjigja: Me vete e ka krijesën më të mirë!
Thanë: Si do kënaqesh në jetë, kur ai nuk posedon as pasuri, e as prejardhje, e as pozitë?
U përgjigja: Me nënshtrimet e tona ndaj Allahut, do të jetojmë kohërat më të mira të jetës!
Thanë: Do të humbsh shumë nga kënaqësitë dhe zbukurimet e jetës nëse jeton me të?
U përgjigja: Mua më mjafton një burrë, i cili e njeh Allahun..
I cili veshët m’i kënaq me fjalët më të buta..
Më ndriçon jetën time me buzëqeshje..
Gjithmonë më përmend në lutjet e tij..
Dhe kohërat më të mira të jetës tonë i kalojmë në adhurime!!
Kjo është ajo që ne e duam, mirëpo familjet tona kanë tjera mendime!
O Zot! Më bashko me atë që e shpresoj në dynja dhe në Xhenet!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU