KUSH ËSHTË “DEJUTH”??

Ai krenohet dhe lavdërohet me gruan e tij, dhe me bukurinë dhe stolitë e saj!

Nuk e ruan dhe nuk e mbron nga sytë e burrave!

Ajo del bashkërisht me burrin, e zbukuruar, e parfymosur, me rroba të tejdukshme, gjysmë e zhveshur, si të jetë mall, i cili prezantohet për shitje!!

Rri së bashku me burra, e shoqëron kush do nga burrat, kurse burri i saj nuk mërzitet aspak, sikurse të jetë e pandershme!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Nuk hyn në Xhenet dejuthi”.

Dejuth është ai që nuk e mbron nderin e familjes së vet, dhe s’ka aspak xhelozi për mahremat e vet, si për gruan e tij, për vajzën e tij, për motrën e tij, për nënën e tij, etj.

Tek disa burra humbi xhelozia, dhe me të, humbi edhe turpi tek gratë e tyre!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU