Druri i alojes indiane

Ky lloj është i zakonshëm në Indinë Lindore dhe në ishullin e Shri Lankës. Ndër shumë lloje të tjera janë edhe: alanti, omani (lat. Inula hellenium) dhe tërshëra e kalit.
Ekzistojnë dy lloje të alojes: bima mjekësore, e njohur si amoni i rëndomtë(1) (arab. rasin tibba) dhe bima aromatike e njohur si druri i alojes indiane(2) (arab. ud hindi).
Abdullah bin Omeri , r.a., tregonte që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ndonjëherë e kishte zakon të digjte drurin e alojes duke e përzier me pak kamfor dhe parfumosej me të.(3) Është vërtetuar edhe fakti se ai ka thënë: “Ky është një nga bekimet dhe kënaqësitë që do ta përjetojnë banorët e Xhennetit”.(4)
Dega më e mirë është dega e drurit të alojes indiane dhe e dyta për nga cilësia është dega e drurit të alojes kineze, ndërsa, llojet më të dobëta janë lloji i quajtur arabisht kamari dhe një tjetër i quajtur mondali
Druri më i mirë i alojes është me ngjyrë të zezë, ndërsa fill pas tij vjen druri me ngjyrë të bardhë. Pjesët më të mira e kanë lëvoren e jashtme të pjekur, të fortë, të ngjeshur dhe të pasur me lëng, ndërsa cilësi më të dobët kanë pjesët e holla me ngjyrë të çelur. Këto dallohen prej të parave. Janë më të lehta dhe kur të futen në ujë notojnë mbi sipërfaqen e ujit.
Druri i alojes futet në tokë, ku qëndron gjatë tërë vitit. Me këtë rast toka i mbledh të gjitha pjesët joesenciale, i zbërthen, ndërsa ajo që mbetet është substancë aromatike, të cilën nuk e absorbon toka.
Druri i alojes është i nxehtë dhe i thatë në shkallë të tretë. Ai hap bllokimet, zbërthen gazrat, mënjanon lagështinë e tepërt prej trupit, forcon zorrët, kënaq dhe forcon zemrën, i shërben trurit, forcon shqisat, ndal barkqitjen dhe shërben për shërimin e inkontinencës periodike urinare (lat. Urocratia), që shkaktohet nga inflamacionet dhe çrregullimet e fshikës urinare.
Ibn Samhuni ka shkruar shumë lidhur me llojet e ndryshme të alojes dhe për dobitë e saj. Ky lloj njihet vetëm me emrin e zakonshëm aloja. Mënyra e parfumosjes me tym të alojes së hidhur në arabisht quhet taxhmir, që në mjekësinë tradicionale shpreh kuptimin ekuilibrim, që është vlerësim i cilësisë së ajrit ose përmirësim i cilësisë së tij. Ky është njëri nga gjashtë parimet themelore për ekuilibrimin e sekrecioneve të trupit dhe për ruajtjen e gjendjes së mirë fizike. (Shih gjithashtu: Druri i alojes)

1. E njohur gjithashtu si kist ose tërshëra e kalit.
2. Aloe vera (Cf. Aloe vera; arab. ulva); Cf. Costus.
3. Muslimi, 2254.
4. Buhariu, 6/260; Muslimi, 2834.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED
Përktheu nga boshnjakishtja
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi