Rrjetet e njohura shoqërore paraqesin kërcënim për shëndetin e të gjithë shfrytëzuesve.
Shkencëtarët kanë dhënë disa të dhëna shokuese, ku sipas tyre rrjetet shoqërore më të popullarizuara shkaktojnë tek shfrytëzuesit varësi më të madhe se duhani.
Rezistimi ndaj dëshirës për të shikuar faqen e rrjetit shoqëror dhe për të qenë në rrjedhat me të rejat është më vështirë se rezistimi ndaj dëshirës për të ndezur një cigare.
Shkencëtarët kanë testuar 250 persona dhe kanë zbuluar se gjatë ditës dëshira më e madhe është për seks dhe gjumë, ndërsa gjërave që më vështirë u rezistohet janë rrjetet shoqërore.
A do të thotë kjo që shumë shpejtë do të ketë trajtime për luftë kundër varësisë së rrjeteve shoqërore. Asnjë varësi nuk është e shëndetshme, e as varësia nga rrjetet shoqërore.
Këto janë disa shenja që çojnë drejt varësisë nga rrjetet shoqërore.
– Gjëja e parë që bëni në mëngjes është kontrollimi i rrjeteve shoqërore
– Nuk ndiheni rehat në pushime nëse nuk keni qasje në rrjetet shoqërore
– Me njerëz shumë më shpesh komunikoni përmes rrjeteve shoqërore se sa me sy
– Në rrjet keni miq që nuk i keni takuar kurrë në jetën reale
– Sapo të njoftoni dike në jetën reale, i dërgoni kërkesë për miqësi përmes rrjetit shoqërorë
– Ndiheni të rëndësishëm dhe të popullarizuar kur dikush ju bënë “tag” në fotografi
– Zgjoheni në mes të natës për të kontrolluar të rejat në rrjetin shoqërorë
– Rrjetet shoqërore kanë ndikim të madh në vetëbesimin dhe vetërespektin tuaj.