Më herët ishte thënë se Galaxy Note 5 do të vijë me ekranin që mbështet cilësinë e fotografisë në 4K, ndërsa tani në internet janë shfaqur edhe disa koncepte të mundshme të fabletit të ri të Samsung.
Bashkë me ekranin prej 4K, modeli i ri i Galaxy Note 5 nga Samsung pritet të vijë edhe me procesorin e ri të kompanisë Exynos 7420, i cili është vlerësuar lart në disa krahasime të mëhershme që i janë bërë.
Më tej, Samsung Galaxy Note 5 do të mund të ofrojë edhe 4GB RAM.
Në lidhje me kamerën, pritjet janë që ajo frontale do të mund të ofroj 5 MP dhe ajo e pasmja me 16MP, edhe pse ekziston mundësia që fableti do të mund të përfundojë me një kamerë kryesore prej 20MP.
Samsung Galaxy Note 5 do të paraqitet në treg këtë vit, por aktualisht nuk dihet asgjë për datën e saktë, e as për koston eventuale me të cilën do të ofrohet. (Telegrafi)