FJALË QË MË BËNË TË TURPËROHEM NGA VETJA!!

A ke humbur ndonjërin nga prindërit? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u rrit jetim,pa babë dhe pa nënë!

A ke humbur ndonjërin nga fëmijët? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i humbi të gjithë fëmijët duke qenë i gjallë, përveç Fatimes, ajo ndërroi jetë pas vdekjes së tij me disa muaj!

A je akuzuar në nder? -Të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i bën padrejtësi duke shpifur në nderin e gruas së tij, Aishes, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dhe Allahu e shfajësoi atë, nga shtatë kat qiej!

A je në borxhe? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ndërroi jetë, dhe parzma e tij ishte hipotekë tek një çifut!

A të është ngushtuar gjendja dhe nuk posedon as bukë për një ditë? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kalonte ditë dhe muaj, dhe në shtëpinë e tij nuk ndizej zjarri!

A je larguar nga vendi jot, me dëshirë apo i detyruar? -Të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, populli i vet e largoi nga vendlindja e tij!

A ka pas tentative vrasjeje, me qëllim, mbi ty? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u ballafaqua me këtë sfidë. Çifutët dhe mushrikët tentuan ta vrasin.

A je ballafaquar me nënçmim? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u fye dhe u ofendua nga populli i vet, derisa, edhe mbi kokën e tij ia hedhën zorrët e devesë!

A je ballafaquar me ngushtim të riskut dhe a je izoluar nga atë që i ke përreth? -Të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e izoluan populli i vet për tri vite rishtazi!!

A ke brenga për ndonjë çështje? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e kishte brengën e thirrjes dhe të përcjelljes së mesazhit!!

A ke dhembje në dhëmbët e tua? -Të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, iu thye dhëmballa!

A je akuzuar për ndonjë vepër që ti nuk e ke bërë? -I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, u akuzua për magji dhe çmenduri!

A je lodhur nga adhurimet? -0I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, këmbët iu ënjteshin nga qëndrimi i gjatë në namaz!

Ndoshta je goditur me ndonjë brengë apo më shumë mundime, dhe je sprovuar me diçka nga pikëllimi dhe mërzitjet!

Po si është gjendja e atij që është goditur me gjitha ato??

Edhe përskaj këtij fakti, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte i lumtur dhe optimist, ngase e gjeti rehatinë në adhurimet ndaj Allahut. I thoshte Bilalit, ngritu dhe qetësona me namaz!!

Kjo është porosi për të gjithë të pikëlluarit që janë goditur nga ndonjë e keqe: Pse nuk po kënaqesh me atë që të goditi dhe të shpresosh tek Allahu shpërblime.  Merre si shembull të mirë të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU