PSE HESHT KUR DUHET TË FLASËSH 2 ?

Vuajtjet tona nuk kanё tё ndalur

mёkatet e juaja mё s’kanё tё falur,

tё heshtur si gjithmon kur jemi nevojtar

e tё zhurmshёm kur duhet tё bёheni funkcionar.

 

Ne jemi populli mbёshtetёs qё pёr ju votuam

na dhatё besё se kёsaj radhe keni pёr ta rregulluar,

por,si çdoherё dolёt tradhёtar,e ne mё sё shumti u lёnduam

fatkeqёsisht edhe tё ariturat e deritanishme i keni shkatruar.

 

Jeni besnik tё pёrbetuar ndaj kualicionit qeveritar

e tradhёtar mizor ndaj popullit shqipёtar,

dini vetёm tё merni tendera e tё fitoni miliona

e aspak s’pёrkujdeseni pёr hallet dhe dertet tona.

 

Nё mos u pёrkujdesёshit pёr ne, mos na pengoni

tё jetojmё pёrditёshmёrin ton tё varfёr na lejoni,

mos ejani nё mesin ton qё skena trishtuese tё montoni

e mё pas,nga tё pafajshmit fajtor tё kёrkoni.

 

Mjaft mё me kёto lloj vrasjesh e montime

me kёto lloj intrigash,krime dhe inskenime,

nuk duam luftё,se ende po vuajmё nga pasojat e saj

por duam paqe e liri,qё ky popull tё mos vuaj.

 

Ngriteni zёrin njёherё e folni ashtu siç u votuat “si burra”

e mos heshtni nga frikё-respekti pёr lakmi “si grra”,

folni njёherё me vetёdije,ashtu siç po i bёni kёto krime

e thuani mё ndal kёsaj qeverie,mos merni tё tilla vendime.

 

Edhe ne jemi tё lindur nga njё nёnё

edhe neve na rrezon njё Diell e ndriçon njё hёnё,

prandaj dijeni o pushtetar se gjaku jonё nuk ёshtё i lirё

pёr montime e pazarllёqesh ashtu siç keni dёshirё.

 

Mjaft mё,se çdo pikё loti qё rrodhi dhimbjet tona shtoi

mjaft mё,se çdo pikё gjaku qё tokёn pёrqafoi tradhёtin tuaj vёrtetoi,

mjaft mё,deri kur mё pёr interes do tё shuani lumturin e vёllaut

dhe besnik deri nё vdekje do ti qёndroni shkaut.

 

Padrejtёsin se durojn zemrat besimtare

e mendjet i pёrshkruajn ndjenjat shpirtrore,

duroni o vёllezёr se kjo ёshtё vetёm njё sprovё

prandaj tё gjithё jemi bashkuar nёn motёn “UNË JAM KUMANOVË”.

 

                                                       Shkruar nga: Xhemshit Jusufi

                                                                                     19.Maj.2015