Të gjithë i dimë disa nga efektet negative që ka pirja e duhanit në trupin tonë, por tani studiuesit e Spitalit Universitar “Orbero” në Suedi i kanë pasuruar efektet negative duke publikuar një studim të ri.
Studiuesit kanë gjetur prova se pirja e duhanit ndikon në verbërinë e syve, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme tek sytë.
Largimi i këtij zakoni mund të ndihmojë në mënjanimin e rrezikut të sëmundes së syve.
Ata sugjerojnë se pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të katarakut (perdes së syrit), duke shkaktuar turbullim të lenteve, gjë e cila çon drejt verbërisë.
Studimi i cili është publikuar në “Jama Opthamology“, kërkoi të dhëna nga një grup meshkujsh suedez dhe analizoj shëndetin e tyre duke përfshirë në këtë studim 44.371 burra të moshës 45 deri 79 vjeç.
Në këtë analizë, grupi identifikoi 5.713 raste me katarakt. Zakoni i pirjes së 15 cigareve në ditë korrespondon me 42 për qind të rritjes së rrezikut që dërgon drejt ektraktimeve të kataraktit.
“Ndërprerja e duhanit mund të zvogëloj rrezikun e kataraktit me kohë, edhe pse rreziku vazhdon më dekada.
Sa më i lartë të jetë intensiteti i pirjes së duhanit, aq më gjatë shkon në rënien e rrezikut. Këto konstatime theksojnë rëndësinë e fazës së hershme të ndërprerjes së duhanit”, ka theksuar, autorja e studimit, Birgitta Ejdervik Lindblad. /albeu/kohaislameKy artikull është marrë nga www.kohaislame.com.